Tuesday, November 8, 2016

Espumisan (emulsion)

Espumisan® Emulsion 40 mg/ml, emulsion për përdorim nga goja.

Lënda vepruese:  simetikon.

Lexoni me kujdes të gjithë fletën udhëzuese pasi ajo përmban informacione të rëndësishme për ju.
Ky produkt mjekësor mund të merret pa recetë mjekësore.
Megjithatë, me qëllim që të arrihen rezultatet më të mira, është e nevojshme që Espumisan® të merret në mënyrë të rregullt dhe duke lexuar me kujdes fletëudhëzuesin.
Espumisan Emulsion të përdoret me kujdes.
Ruajeni këtë fletë udhëzuese.

Mund të jetë e nevojshme që ta rilexoni përsëri.
Në rast se keni nevojë per ndonjë këshillë apo keni pyetje të tjera drejtohuni farmacistit.
Në rast se simptomat tuaja nuk përmirësohen ose përkeqësohen këshillohuni me mjekun.
Në rast se ju shfaqen efekte të padëshiruara të cilat nuk janë përshkruar ne këtë fletë udhëzuese njoftoni mjekun ose farmacistin.
1. ÇFARË ËSHTË ESPUMISAN® EMULSION DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Lënda veprues ose grupi terapeutik ose mekanizmi i veprimit Espumisan®.
Espumisan Emulsion është një bar gastrointestinal, i cili vepron si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave dhe, për këtë arsye gjen përdorim si mjet ndihmës në ekzaminimet diagnostike.

Përdorimet
- Për trajtimin simptomatik të ankesave gastrointestinale të cilat lidhen me krijimin e shtuar të gazrave, si p.sh. flatulenca apo meteorizmi (fryrja e barkut nga gazrat dhe nxjerrja e tepruar e tyre) dhe kolikat abdominale të foshnjave (dhimbjet e barkut të muajit të tretë).
- Për përgatitjen e të sëmurëve që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve me rreze X ( radiografike), sonografike (Eko) ose gastroskopike në regjionin e abdominal (organeve të barkut).
- Si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave në rastet e helmimit me lëndë detergjente.

2. PËRPARA SE TË PËRDORNI ESPUMISAN® EMULSION
Mos përdorni Espumisan® Emulsion:
- Në rast se jeni të mbindjeshëm (alergjikë) ndaj simetikonit apo ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të produktit Espumisan® Emulsion.

Tregoni kujdes të veçantë me Espumisan® Emulsion
Nuk nevojitet ndonjë perkujdesje e veçantë.
Në rastin e ankesave apo shqetësimeve të stomakut të shfaqura për herë të parë apo në mënyrë të vazhdueshme, është e nevojshme që të kryeni një vizitë mjekësore me qëllim që të mund të kuptohet shkaku i këtyre ankesave/shqetësimeve si dhe sëmundja e mundshme e cila mund të qëndrojë në themel të tyre.

Përdorimi i njëkohshëm i barnave të tjerë
Nuk njihen ndërveprime me barna të tjerë.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Nuk ka ndonjë kufizim për përdorimin e Espumisan® Emulsion gjatë shtatzënisë dhe në periudhën e ushqyerjes me gji të foshnjës.

Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Nuk nevojitet ndonjë përkujdesje e veçantë.

3. SI PËRDORET ESPUMISAN® EMULSION
Në rast se mjeku nuk e përshkruan ndryshe Espumisan® Emulsion duhet të përdoret gjithmonë sipas udhëzimeve që jepen në këtë fletë udhëzuese.
Në rast se nuk jeni të sigurtë pyetni mjekun ose farmacistin.

Dozimi
Dozimi i zakonshëm është:
Në ankesat gastrointestinale të cilat lidhen me krijimin e shtuar të gazrave.

Grup-mosha Dozimi
Foshnjat 25 pika (të barabarta me 1 ml) Espumisan® Emulsion në çdo shishe të ushqimit ose përpara apo pas çdo ushqyerje me gji.

Fëmijët 1 deri 6 vjeç 25 pika (të barabarta me 1 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë.

Fëmijët 6 deri 14 vjeç 25 deri 50 pika (të barabarta me 1 deri 2 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë.

Të rinjtë dhe të rriturit 50 pika (të barabarta me 2 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë.

Në përgatitjen e ekzaminimeve imazherike:
Në rast se mjeku nuk e përshkruan ndryshe, 3 herë 50 pika (të barabarta me 3 herë 2 ml) Espumisan® Emulsion ditën perpara ekzaminimit dhe 50 pika (të barabarta me 2 ml) Espumisan® Emulsion në mëngjesin e ditës së ekzaminimit.
Si shtesë në pezullitë e lëndëve të kontrastit 4 deri 8 ml (100 deri 200 pika) Espumisan® Emulsion në 1 litër pezulli të lëndës së kontrastit në rastin e ekzaminimeve imazherike me kontrast të dyfishtë.
Si antidot në rastet e helmimit me lëndë detergjente.

Në varësi të shkallës së helmimit:
Të rriturit: 10 deri 20 ml Espumisan® Emulsion (1/3 deri 2/3 e përmbajtjes së gjithë shishes).
Fëmijët: 2.5 deri 10 ml Espumisan® Emulsion (65 pika deri në 1/3 e përmbajtjes së gjithë shishes).
Njoftoni mjekun ose farmacistin në rast se keni përshtypjen që veprimi i Espumisan® Emulsion është i tepërt ose i dobët.

Mënyra e përdorimit
Tundeni shishen përpara përdorimit.
Për të derdhur përmbajtjen, kthejeni shishen me kokë poshtë.
Espumisan® Emulsion mund merret njëkohësisht me ushqimin ose pas vaktit ushqimor, si edhe përpara gjumit në rastet kur është e nevojshme.
Ky produkt mund të përdoret edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Espumisan® Emulsion nuk përmban sheqer dhe për këtë arsye është i përshtatshëm edhe per pacientët diabetikë apo që vuajnë nga çrregullime të ushqyerjes.

Kohëzgjatja e trajtimit
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga ecuaria e ankesave/shqetësimeve.
Kur është e nevojshme, Espumisan® Emulsion mund të përdoret për një periudhë të gjatë kohore.
Në rast se merrni më tepër Espumisan® Emulsion nga sa nevojitet Nuk njihen raste të helmimit me Espumisan® Emulsion.
Lënda vepruese e Espumisan® Emulsion vepron duke zbërthyer bulëzat e gazrave të krijuara në traktin gastrointestinal me një mekanizëm fizik, ndërkohë që nga pikëpamja kimike dhe biologjike ajo është plotësisht jo vepruese.
Për këtë arsye, helmimi praktikisht është i përjashtuar.
Edhe kur përdoret në sasi të mëdha Espumisan® Emulsion tolerohet pa krijuar probleme.

Në rast se harroni të merrni Espumisan® Emulsion.
Në këtë rast mund të merrni dozën e harruar kurdo që të kujtoheni.

Në rast se ndërprisni përdorimin e Espumisan® Emulsion.
Në këtë rast ka mundësi që të rishfaqen ankesat/shqetësimet.

4. EFEKTET E PADËSHIRUARA TË MUNDSHME
Deri tani nuk janë vërejtur efekte të padëshiruara që të kenë lidhje me perdorimin e Espumisan® Emulsion. Në rast se ju shfaqen efekte të padëshiruara njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. SI RUHET ESPUMISAN® EMULSION
Të ruhet në temperaturë nën 30° C.
Të mbahet në vende që nuk shihen dhe nuk arrihen prej fëmijëve.
Espumisan® Emulsion nuk duhet të përdoret pas kalimit të datës së skadences të shënuar në etiketën e shishes dhe në paketimin e jashtëm pas gërmave “EXP”.
Data e skadencës i takon ditës së fundit të muajit të shënuar. Espumisan® Emulsion është i qëndrueshëm për 28 ditë pas hapjes për herë të parë të shishes.

6. TË DHËNA TË TJERA
Çfarë përmban Espumisan® Emulsion
Lënda vepruese eshtë simetikoni.
25 pika (1 ml emulsion për përdorim nga goja) përmbajnë 40 mg simetikon.

Lëndë të tjera përbërëse (ingredientë) janë:
Stearat Macrogol 1500, monostearat gliceroli, acid sorbik (Ph. Eur.), hidroksipropilcelulozë, ciklamat natriumi, sakarinë natriumi, aromë banane, ujë të purifikuar.

Si paraqitet Espumisan® Emulsion dhe përmbajtja e paketimit
Emulsion viskoz, me ngjyrë të bardhë në ngjyrë qumështi.
Espumisan® Emulsion gjendet në paketime me 30 ml emulsion për përdorim nga goja (shishe të pajisura me pikatore vertikale).
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive