Thursday, November 10, 2016

Fortavit Bambini (pika)

Përbërja vitaminoze (për 1 ml që i korespondon 30 pikave):

Vit B5 2mg - acidi pentotenik është konsideruar esencial për të gjitha format e jetës, pasi është një nga njësitë ndërtuese të Co-A e domosdoshme në sintezën e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.
Vit C 24 mg – acidi askorbik nxit sintezën e kollagjenit (blloku ndërtues i indit kockor, dhëmbëve dhe kartilagove) si dhe fuqizues i sistemit imunitar.
Vit B-12 0.75mcg - ciancobalamina, përbërja metalo- organike më e kudogjendur e organizmit, e cila bashkë me acidin kooperon në sintezën e ADN-ve qelizore.
Vit B-1 (tiamina) 0.4mg - vitamina ‘anti-stress’ e cili rrit aktivitetin e sistemit imun dhe ndihmon organizmin të adaptohet më lehtë ndaj stresit.
Vit B-6( piridossina) 0.5 mg - është një vitaminë e nevojshme për më shumë se 60 proçese biologjike në një trup të shëndetshëm. Ndikon në sintezën e hormoneve, eritrociteve, neurotransmetuesve, enzimave dhe prostaglandinave.
Vit B-2 0.6 mg – riboflabin rrit imunitetin e organizmit, nxit proçeset fiziologjike në sistemin nervor, lëkurë, sy, gojë dhe mëlçi, si dhe një ushqyes i rëndësishëm i tyre.
Biotina 25 mcg - ose vit B 7 ndikon në rritjen dhe ushqyerjen e flokëve, thonjve dhe lëkurës dhe në trajtimin e dermatitit seboroik.
Vit E 3.6 mg – alfa-tokoferol, antioksidant i fuqishëm dhe modulator i sistemit imun.
Fluori 1.1 mg – redukton kariesin dentar në dhëmbët primar dhe në ata permanent.
Vit A 450 mcg - ushqyes dhe rigjenerues i lëkurës dhe mikrovaskulaturës retinale.
Vit D 2.5 mcg – nxit absorbimin e kalciumit i nevojshëm për mineralizimin adekuat të kockës dhe parandalimin e tetanive hypokalcemike.
Vit PP 6 mg - niacina ose Vit B- 3, ka veprim antiinflamator, anxiolitik si dhe mbrojtës në terapitë me UVA, UVB.

Indikacionet
Fortavit bambini me pika është një integrator ushqimor i pasur me të gjitha vitaminat e nevojshme për trupin dhe përbërësit e tjerë që shërbejnë për rritjen e fëmijës, rritjen e imunitetit të tij, daljen e dhëmbëve, kalimin e virozave në mënyrë të menjëherëshme, përmirësimin e oreksit të tij dhe ushqimin e sistemit nervor.
Fortavit bambini me pika është i veçante në familjen e tij për përmbajtjen e qumështit të freskët të bletës, mjaltin e Akacies dhe Vitaminen B5.

Flakonet: mënyra e përdorimit
Këshillohet që të merret përmbajtja e një flakoni, një herë në ditë, gjatë ose menjëherë pas ushqimit (me stomak plot), ose sipas udhëzimit të mjekut.
Rrotullohet tapa, në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës, deri në fund, duke mundësuar çarjen e cipës ndarëse dhe, për pasojë, rënien e pluhurit nga tapa-depozitë në flakon.
Më pas flakoni tundet mirë, hiqet tapa, duke e rrotulluar në drejtim të kundërt, dhe përmbajtja e flakonit pihet menjëherë ose pasi të jetë përzier me ndonjë lëng tjetër ose ujë.

Kujdes
Produkti përmban qumësht blete të freskët, e cila është një substancë koloidal që nuk tretet dhe, për këtë arsye, përmbajtja e flakonit mund të jetë me paraqitje “qumështore” ose mund të shfaqet ndonjë precipitat i lehtë, qe nuk kanë ndikim në vlefshmërinë e preparatit.
Pjesëzat që mund të vërehen në pezulli, pas çarjes së cipës ndarëse të tapës-depozitë, janë mineralet e mikrokapsuluara, të cilët pas marrjes e përmbajtjes së flakonit, në persona veçanërisht të ndjeshëm, mund të shkaktojnë një ndjesi të lehtë të përzierash.

Mënyra e marrjes dhe dozimi
Për fëmijët nga 0-8 vjeç, 1pike / kg peshë 1-2 herë në ditë sipas këshillës së mjekut.
Sipër moshës 8 vjeçe këshilllohet të merren 15-20 pika , 1-2 herë në ditë, të shoqëruara me ujë, lëngje frutash, etj.

ruajtja
Të ruhet në vend të thatë larg arritjes së fëmijëve.
Të ruhet nën 30 Gradë celcius.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive