Thursday, November 10, 2016

Furosemid Alkaloid (tableta)

1. ÇFARË ËSHTË FUROSEMID ALKALOID-i DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:

Çdo tabletë përmban 40 mg furosemid.

Paketimi: Pakoja përmban 20 tableta të 40 mg në folie.

Si vepron FUROSEMID ALKALOID-i?
FUROSEMID ALKALOID-i është diuretik i fuqishëm me veprim të shpejtë.
Ky e rrit eliminimin e ujit përmes veshkave dhe me këte e zbret sasinë e tepërt të ujit në organizëm.

Kur përdoret FUROSEMID ALKALOID-i?
FUROSEMID ALKALOID-i përdoret në rastet e mbetjes së ujit të tepërt në organizëm.
Kjo sasi e tepërt e ujit në organizëm mund të ndodhë në rastet e sëmundjeve të zemrës, mushkërive, veshkave, mëlçisë dhe enëve të gjakut.
Mjeku juaj mund t’i përshkruaj këto tableta edhe për gjendje të tjera.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI FUROSEMID ALKALOID®?
Informonjenii mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni  alergjik ose nëse jeni duke marrur barna të tjera..

Kur nuk duhet të përdorni FUROSEMID ALKALOID®?
- nëse jeni alergjik në këtë bar ose në cilindo përbërës të këtij bari ose në sulfonamide,
- nëse keni funksion normal renal dhe ekziston rreziku për humbjen e likideve dhe elektroliteve,
- nëse keni vështirësi me urinim,
- nëse keni probleme me veshka ose me mëlçi,
- nëse keni volum të ulët të gjakut ose kripra të pakta në gjak te pacientët me shtypje të ultë  ose normale të gjakut,
- hidronefroza;
- hipertensioni malinj i cili kërkon trajtim me diuretikë i cili nuk përcillet me insuficiencë kardiake,
- Shtatzënia dhe gjidhënia përveç në rastet kur është në rrezik jeta e pacientes,
- nëse keni porfiri (sëmundje e rrallë metabolike),
- nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse, përveç në situata të rrezikshme për jetën.

Kujdes special me FUROSEMID ALKALOID në këto raste:
- nëse jeni i moshuar,
- nëse keni diabetes mellitus,
- nëse keni pamjaftueshmëri të tolerancës me glukozë,
- nëse keni rritje të prostatës,
- nëse jeni në dietë me kripra të pakta.
- nëse keni dëmtim të dëgjimit
- gjatë dhënies së njëkohëshme të furosemidit dhe ACE inhibitorëve në terapinë e pamjaftueshmërisë kongjestive të zemrës duhet të kemi kujdes në funksionimin e veshkave dhe koncentrimin e elektrolitëve.
- masa të veçanta të kujdesit duhet të ndërmirren nëse furosemidi jepet njëkohësisht me antibiotikët aminoglikozidë dhe cefalosporinat për shkak të asaj që furosemidi rrit veprimin  e tyre.
- terapia me furosemid mund të sjellë deri te çrregullimi i balansit të elektrolitëve në organizëm, prandaj është e nevojshme të kontrollohen koncentrimet e kaliumit, natriumit, magnezit, kalciumit, bikarbonateve, uresë, kreatininës dhe glukozës; pastaj të peshës trupore diurezës dhe shtypjes së gjakut.
- Gjatë terapisë së gjatë me furosemid duhet të konsumohet ushqim i pasur me kalium (pemë dhe perime) ose të jepen per os preparate që përmbajnë kalium.
- para fillimit të mjekimit me tableta furosemid duhet të ndërmirren masa për përmirësimin e dehidrimit, hipovolemisë, dhe hipotensionit
- Nëse furosemidi jepet për një kohë të gjatë dhe në doza të larta duhet që rregullisht të kontrollohet pasqyra e gjakut dhe të testohet funksioni i mëlçisë dhe ai veshkor.
Ju lutemi këshillohuni me mjekun tuaj nëse keni pasur këto sëmundje në të kaluarën.

Përdorimi i FUROSEMID ALKALOID-it me ushqime dhe pije:
Tabletat FUROSEMID ALKALOID mund të merren me ose pa ushqim, me një gotë ujë.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të merrni çfardo bari.
FUROSEMID ALKALOID mund të merret gjatë shtatzënisë vetëm nëse përfitimi për të sëmurin është më i madh sesa rreziku potencial për fetusin.
Bari ekskretohet edhe në qumështin e nënës dhe në rast se trajtimi është esencial duhet të ndërprehet gjidhënia.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri.
Nuk janë vërejtur efekte në aftësitë për ngasje të makinave ose operim me makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të FUROSEMID ALKALOID-it
FUROSEMID ALKALOID-i përmban laktozë monohidrat. Nëse mjeku juaj ju ka thënë se keni intolerancë ndaj ndonjë sheqeri, para se ta merrni këtë bar kontaktoni mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Ju lutemi informojeni mjekun tuaj ose farmacistin për barnat që jeni duke i marrur ose që i keni marrur në të kaluarën e afërt, madje edhe për ato që i keni marrë pa recetë.
Furosemidi mund të rritë nefrotoksicitetin e cefalosporinave dhe ototoksicitetin e aminoglikozideve.
Hipotensioni ekscesiv mund të ndodhë gjatë dhënies së njëkohshme me barna tjera antihipertenzive. Furosemidi e potencon efektin e një numri të madh të antihipertenzivëve.
Përdorimi i njëkohshëm me diuretikë tjerë (diuretikë tiazidikë, diuretikë që kursejnë kaliumin) potencon veprimin diuretik të furosemidit dhe çrregullimin e balansit të elektroliteve.
Barnat antiepileptike (fenitoina, fenobarbitoni) zvogëlojnë efektin diuretik të furosemidit dhe atë për 30-50%.
Gjatë aplikimi të furosemidit te ata që marrin kloralhidrat mund të shfaqet sindromi që karakterizohet me skuqje në fytyrë, takikardi, rritje të shtypjes së gjakut dhe diarre.
Për shkak të hipokaliemisë ekziston ndjeshmëri  në veprimin e digitalisit dhe rreziku nga hiperdigitalizimi.
Furosemidi potencon bllokun neuromuskular te pacientët që marrin bllokatorë neuromuskular (tubokurarinë, galaminë etj).
Furosemidi mund ta rritë koncentrimin e litiumit.
Barnat antiinflamatore josteroide zvogëlojnë efektin diuretik të furosemidit.
Te diabetikët, furosemidi mund të zvogëlojë efektin hipoglikemik të insulinës dhe antidiabetikëve oral.
Furosemidi rritë toksicitetin e acidit acetilsalicilik te pacientët që marrin doza të mëdha.
Nëse keni për të bërë teste të gjakut ose keni ndonjë ndërhyrje kirurgjikale tregoni mjekut se jeni duke marrur FUROSEMID ALKALOID.

  3. SI TË PËRDORET FUROSEMID ALKALOID-i
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Ndiqni udhëzimet e mjekut me rigorozitet.
Nuk duhet të ndërroni dozat ose të ndërpreni mjekimin para se të këshilloheni me mjekun.
Ësht e rëndësishme që ta merrni dozën të cilën ua ka përshkruar mjeku juaj.
Ju asnjëherë nuk duhet të merrni më tepër tableta, ose më shpesh sesa që ju ka përshkruar mjeku juaj.
Nëse nuk jeni i sigurt, ju duhet të drejtoheni te mjeku juaj ose farmacisti.
Doza e zakonshme për të rritur është ½ deri në  2 tableta (20-80 mg) një herë në ditë.
Mjeku juaj mund të përshkruaj doza edhe më të larta, 3-4 herë në ditë, që varet nga sëmundja.
Mjeku e përcakton dozën strikte te fëmijët.
Doza e zakonshme te fëmijët është 2 mg/kg në ditë e dhënë si dozë e vetme.

Nëse përdorni FUROSEMID ALKALOID më shumë sesa duhet:
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin, ose lajmërohuni në qendrën më të afërme të emergjencës.
Me vete duhet ta keni edhe barin ose pakon e zbrazët të barit në mënyrë që mjeku ta dijë saktë se çfarë keni marrë!
Gjatë mbidozimit të gjatë me furosimid paraqitet letargjia, dobësia muskulare, dehidrimi, hipotensioni, hiponatriemia, hipomagneziemia, hipokalicemia, hipokaliemia, hiperurikemia, alkaloza hipokloremike, dhe dëmtohet funksioni i veshkave.
Hipokaliemia e rëndë mund të sjellë deri në ileusin paralitik dhe çrregullimi i vetëdijes.
Për shkak të hipokalciemisë paraqitet ndjeshmëria e rritur neuromuskulare, ndërsa te fëmijët shtatanik nefrolitiaza ose/apo nefrokalcinoza.
Terapia është simptomatike.
Kompensohen lëngjet dhe elektrolitet veçanërisht duhet të korigjohet hipokaliemia.
Hemodializa është pa efekt, pasi që nuk e shpejton eleminimin e furosemidit.

Nëse keni harruar të merrni FUROSEMID ALKALOID:
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, merreni ate sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për dozën tjetër, mos e merrni dozën e harruar por vazhdoni sipas orarit të mëparshëm.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose diçka të paqartë lidhur me këtë bar, mos hezitoni por drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti.

4. EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si të gjithë barnat e tjera edhe FUROSEMID ALKALOID mund të shkaktojë efekte të padëshiruara.
Efektet e padëshiruara gjatë dhënies së furosemidit janë të shpeshta.
Ato, kryesisht paraqiten për shkak të diurezës së lartë, zvogëlimit të sasisë së lëngjeve dhe elektrolitëve në organizëm dhe çrregullimin e balansit të tyre.
Veprime më të shpeshta të padëshiruara janë: hiponatriemia, hipokaliemia, hipokalciemia, hipomagnezemia dhe alkaloza hipokloremike pas dhënies së dozave të larta ose përdorimit të përherëshëm të barit.
Diureza e fortë në fillim të mjekimit mund të jap dehidrimin, hemokoncentrimin dhe hipotensionin.
Nefrokalcinoza gjatë përdorimit të furosemidit mund të paraqitet te fëmijët e lindur para kohe.
Hiperglikemia, glukozuria dhe hiperurikemia me provokim të sulmeve të uricemisë paraqiten më rrallë sesa gjatë dhënies së diuretikëve tiazidik.
Furosemidi mund ta keqësojë diabetin e përhershëm ose diabetin latent ta shndërrojë në ate manifest.
Është e mundur paraqitja e reaksioneve alergjike (temperaturë e lartë trupore, kruarje, urtikarie, ndjeshmëri në dritë), dobësi, çrregullime gastro-intestinale (nauze, vjellje, diarre), marramendje, kokëdhembje, të parë të turbullt, parestezi dhe hipotension ortostatik.
Shoku anafilaktik paraqitet rrallë.
Erupsionet në lëkurë, reaksionet fotosenzitive, nefriti intersticial, depresioni i palcës ashtërore që manifestohet me agranulocitozë, trombocitopeni dhe leukopeni që paraqiten më rrallë.
Pankreatiti dhe verdhëza kolestatike janë përshkruar pas përdorimit të dozave të mëdha të furosemidit. Humbja e dëgjimit mund të paraqitet pas përdorimit të dozave të larta të furosemidit në mënyrë parenterale, e cila mund të jetë e përhershme, nëse së bashku me furosemidin merren barna të tjera ototoksike.
Tromboflebiti mund të paraqitet gjatë intervenimit me furosemid.

5. RUAJTJA  DHE QËNDRUESHMËRIA
Mbajeni larg fëmijëve!
Të ruhet në tempreaturë nën 25°C.

Qëndrueshmëria
Tri (3) vjet.

Të mos përdoret pas kalimit të afatit !

Mënyra e dhënies
Jepet me recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive