Përbërja:
1 tubetë përmban: 15 g (0.1 gentamicin sulfat).
Veprimi
Gentamicina është një antibiotik baktericid me spekter të gjerë veprimi, që i përket grupit të aminoglukozideve.
Vepron kundër bakterieve aerobe gram-negative të tilla si enterobakteriet (Escherichia coli, Enterobacter, Klebsiella, Proteus, Serratia, Yersinia), kundër të gjitha llojeve të Pseudomonas aeruginosa, disa bakterieve gram-pozitive (Streptokokut alfa dhe beta hemolitike të grupit A, Staphylococcus aureus, Staphylococcus epidermidis).
Gentamicina nuk është efikase kundër bakterieve tjera gram-pozitiv ose anaerobe opo kundër mykeve dhe virusëve.
Indikimet
Gentamicina në formë pomade 0.1 rekomandohet në trajtimin e infeksioneve primare të lëkurës, dermatozave të infektuara si dhe të infeksioneve mykotike ose virale të shoqëruara me infeksione sekundare bakteriale.
Ajo këshillohet gjithashtu në trajtimin e plagëve të shkaktuara nga djegjet, çrregullimet venoze etj., në trajtimin e plagëve të shkaktuara nga ndërhyrjet e vogëla kirurgjikale dhe pickimet e insekteve.
Kundërindikimet
Pomada e gentamicinës nuk duhet të përdoret të pacientët me mbindjeshmëri ndaj gentamicinës apo barnave tjerë të grupit të aminoglukozideve.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Pomada e gentamicinës indikohet vetëm për përdorim të jashtem në lëkure.
Këshillohet qe mbi zonën e sëmure të lëkurës të aplikohet një shtresë e hollë pomade, tri deri katër herë në ditë.
Ruajtja
Të ruhet në temperaturë nën 25 Gradë Celcius, i mbrojtur nga drita, në paketim origjinal.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.
Afati i qëndrueshmërisë
Është i shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.
Paketimi
Tubetë me 15 g pomadë.