Wednesday, November 9, 2016

GLIPREX 1 mg, 2 mg, 3 mg, 4 mg

1. ÇFARË ËSHTË GLIPREX DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Gliprex vepron duke çliruar më shumë insulinë nga pankreasi dhe ai rrit ndjeshmerinë e qelizave për insulinën.
Proçeset metabolike përmirësohen, duke përfshirë metabolizmin e glukozës dhe në këtë mënyrë ulet niveli i glukozës në gjak.
Gliprex indikohet për trajtimin e diabetit jo-insulino vartës ( diabeti mellitus ), në të cilin niveli i glukozës në gjak nuk mund të kontrollohet mjaftueshëm nga dieta, ushtrimet fizike dhe nga reduktimi i duhur i peshës.
Tabletat Gliprex mund të përdoren gjithashtu dhe të kombinuar me insulinë ose me trajtimin me metforminë.

2. PËRPARA SE TË PËRDORNI GLIPREX
Mos përdorni Gliprex nëse:
Gliprex nuk është i përshtatshëm për trajtimin e diabetit mellitus insulino-dipendent ( tipi l ).
Gliprex nuk duhet të përdoret në pacientë që janë të mbindjeshëm ndaj glimepiridit, sulfoniluresë, sulfonamideve, ose nga ndonjë prej eksipientëve ( rrezik për reaksione mbindjeshmërie ).
Në pacientët me dëmtim të rënde të veshkave ose mëlçisë indikohet kalimi tek insulina.

Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Gliprex nuk duhet të merret gjate shtatzënisë dhe ushqimit me gji.
Pacientët që po planifikojnë një shtatzëni duhet të kontaktojnë me mjekun dhe duhet të kalojnë tek insulina.

Aftësia e drejtimit të automjetit dhe përdorimi i makinerive
Vigjilenca dhe reagimi mund të dëmtohen për shkak të hipoglicemisë ( nivel i ulët i glukozës në gjak ) ose hiperglicemisë ( nivel i lartë i glukozës në gjak ) ose p.sh. dëmtim të shikimit i cili mund të përbëje rrezik në situata ku këto aftësi kanë shumë rëndësi ( p.sh. kur drejtoni automjetin ose kur përdorni makineri ).
Ju duhet të merrni masa për të evituar hipogliceminë kur drejtoni automjetin.
Kjo është shumë e rëndësishme për pacientët që kanë mungesë informacioni ose informacion të pakët mbi simptomat paralajmeruese të hipoglicemisë ose për pacientët, të cilëve u ndodhin shpesh rastet e hipoglicemisë.
Në keto raste duhet të gjykoni me kujdes nëse jeni i aftë për të drejtuar mjetin ose për të përdorur makineri.

Administrimi i medikamenteve të tjera
Përdorimi i njëkohshëm i disa produkteve mjekësore mund të fuqizojë ose reduktojë efektin e Gliprex për të ulur nivelin e glukozës në gjak.
Për këtë arsye, ju duhet të informoni mjekun nëse jeni duke administruar medikamente të tjera ose të ndërprisni marrjen e tyre.
Ju nuk duhet të konsumoni pije alkoolike gjatë trajtimit me Gliprex, sepse alkooli, në mënyrë të paparashikuar, mund të fuqizojë ose reduktojë efektin e Gliprex për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.
Disa nga barnat që përdoren për uljen e tensionit arterial ( të quajtur beta – bllokues ) mund të fshehin simptomat e nivelit të ulët të sheqerit në gjak.

Nëse merrni më shumë Gliprex sesa duhet
Kontaktoni me mjekun tuaj nëse merrni më shumë tableta sesa duhet.

Nëse harroni të merni Gliprex
Mos merrni dyfishin e dozës për të kompensuar dozën e harruar.

3.SI TË MERRNI TABLETAT GLIPREX
Si të dozoni tabletat Gliprex
Medikamenti duhet të merret me dozën që ka përshkruar mjeku.
Doza ditore, frekuenca dhe kohëzgjatja e dozimit përcaktohet individualisht nga mjeku, duke patur parasysh stilin e jetesës së pacientit.
Zakonisht është e mjaftueshme një dozë ditore Gliprex.
Kjo preferohet të merret para një mengjesi të bollshëm, ose nëse kjo iu është ndaluar, menjëherë para darkë.
Është shumë e rëndësishme që ju të mos humbisni asnjë vakt pas marrjes së Gliprex.
Kohëzgjatja e trajtimit: trajtimi me Gliprex është zakonisht një terapi afatgjatë.
Bazuar në analizat e matjes së glukozës në gjak dhe urinë, doza e përshtatur mund të kërkoje përshtatje të mëtejshme për shkak të stilit të jetës së pacientit, të administrimit të medikamenteve të tjera ose të sëmundjeve të tjera.
Nëse niveli i glukozës në gjak nuk mund të kontrollohet në mënyrën e duhur me dozën maksimale ditore të Gliprex, mjeku mund të fillojë një trajtim shtesë me insulinë.
Në këto raste, doza aktuale e Gliprex qëndron e pandryshuar, dhe insulina fillon me dozë minimale.
Terapia e kombinuar përshtatet nën mbikëqyrjen e plotë mjekesore.

Tabletat Gliprex mund të përshkruhen gjithashtu nga mjeku kur pacienti ka marrë metformin më parë, dhe niveli i glukozës në gjak nuk mund të kontollohej në mënyrën e duhur nga doza maksimale e metforminës. Në këto raste, përshtatja kryhet vete nën mbikëqyrjen e plotë mjekësore duke filluar me Gliprex në dozën minimale, ndërsa doza e metforminës mbetet e pandryshuar.
Doza e Gliprex mund të rritet gradualisht nëse është e nevojshme për të arritur kontrollin e dëshiruar metabolik.

Si të merrni tabletat Gliprex
Tabletat Gliprex duhet të gëlltiten pa u përtypur, me një sasi të mjaftueshme lëngu (afërsisht gjysmë gote ujë).

Përkujdesje të veçanta gjatë administrimit të Gliprex
Për të arritur kontrollin optimal mbi nivelin e glukozës në gjak, janë po aq të rendësishme sa marrja e rregullt e Gliprex edhe një dietë korrekte, ushtrime fizike të rregullta dhe të mjaftueshme dhe nëse është e nevojshme, ulje e peshës trupore.
Shenjat klinike të kontrollit të pamjaftueshëm të nivelit të glukozës në gjak ( hiperglicemia ) janë p.sh. urinim i shpeshtë, etje e theksuar, tharje goje dhe lëkure e thatë.
Gliprex duhet të merret në dozën dhe në kohën e përshkruar nga mjeku juaj.
Gabimet gjatë mjekimit, p.sh. nëse harroni të merrni një dozë, nuk duhet të merrni më vonë një dozë më të madhe.
Gabimet e mundshme gjatë trajtimit dhe masat që duhen marrë në këto situata duhet të diskutohen paraprakisht me mjekun tuaj.
Duhet të njoftoni menjëherë mjekun nëse merrni një mbidoze të medikamentit.
Derisa doza juaj të përshtatet siç duhet, kur keni kaluar nga një antidiabetikë tjetër oral ose kur medikamenti nuk është marrë rregullisht, siguria juaj mund të jetë e ulët kur drejtoni automjetin dhe kur përdorni makineri të rrezikshme.
Pyesni mjekun për këshillë.
Duhet të studiohen analizat laboratorike të gjakut dhe urinës që iu janë përshkruar.
Nëse pacientët vizitohen në mjekë të ndryshëm ( p.sh. pranimi ne spital pas një aksidenti, sëmundje gjatë fundjavës ), ata duhet t’i informojnë mjekët për diabetin që kanë dhe për trajtimin e mëparshëm.
Në situata të veçanta stresi ( p.sh. trauma, operacion, infeksione febrile ) mund të dëmtohet kontrolli i sheqerit në gjak, dhe mund të jetë i nevojshëm një kalim i përkohshëm te insulina.
Ju lutemi flisni me mjekun tuaj nëse ju vëreni ndonjë nga efektet anësore të listuara në fleteudhëzues ose ndonjë efekt tjetër të paparashikuar.
Nëse ndodhin reaksione të papritura ose të rënda, ju duhet të informoni mjekun tuaj menjëherë, dhe mos e vazhdoni medikamentin pa udhëzimet specifke të mjekut.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Në javet e para të trajtimit, rreziku për nivel shumë të ulët të glukozës në gjak mund të jetë i rritur.
Faktorët që predispozojnë për hiperglicemi janë :

kequshqyerja, vakte të parregullta, ose vakte të kapërcyera,
mosbalancim midis shfrytëzimit dhe marrjes të karbohidrateve,
ndryshim i dietës,
përdorimi i pijeve alkoolike, veçanërisht i kombinuar me vaktet e kapërcyera,
dëmtim i funksionit renal,
dëmtim i rëndë i funksionit të mëlçisë,
mbidozimi me Gliprex,
disa çrregullime të sistemit endokrin,
administrimi i njëkohshëm i disa medikamenteve të tjera.
Pacienti duhet të informojë mjekun rreth ketyre faktorëve dhe rreth episodeve të hipoglicemisë, meqënëse kërkojnë kujdes të veçantë.
Simptomat e mundshme të hipoglicemisë ( glukozë shumë e ulët në gjak ) janë:
dhimbje koke, ndjenjë pangopje, nauze, të vjella, lodhje, përgjumje, çrregullime të gjumit, nervozizëm, agresivitet, dëmtim të përqendrimit dhe reagimit, depresion, konfuzion, vështirësi në të folur, çrregullime vizive, dridhje, pafuqi muskulore, çrregullime të shqisave, marramendje, gjendje e pafuqishme, humbje e auto-kontrollit, çrregullime të përkohshme te vetëdijes, përgjumje, humbje e ndërgjegjes deri në stupor, frymëmarrje sipërfaqësore dhe rrahje zemre të ngadalta.
Mund të ndodhin gjithashtu dhe këto simptoma: djersitje, lëkurë e ftohtë dhe e lagësht, ankth, rrahje zemre të shpejta, tension i larte arterial, palpitacione dhe ndjesi shtrënguese në gjoks.
Hipoglicemia, pothuajse gjithmonë mund të kontrollohet me marrjen e karbohidrateve ( p.sh. sheqer, lëngje frutash me sheqer ose çaj me sheqer ).
Pacientët duhet të mbajnë gjithmonë me vete sheqer ( të paktën 20 gram glukozë ).
Embëlsuesit artificial nuk janë efikas për trajtimin e çrregullimeve metabolike hipoglicemike.
Kur hipoglicemia korrigjohet simptomat e lart përmendura pothuajse gjithmonë qetësohen.
Hipoglicemia mund të ndodh pavarsisht nga një trajtim i suksesshëm.
Për këtë arsye kërkohet kontroll i vazhdueshëm edhe pas përmiresimit të hipoglicemisë.
Hipoglicemia e rëndë kërkon, përveç kësaj, trajtim të menjëhershem dhe kontroll të vazhdueshëm dhe, në disa raste, shtrim në spital.
Efekte të tjera anësore: mund të ndodhin çrregullime të përkohshme vizive, veçanërisht në fillim të trajtimit për shkak të luhatjes të nivelit të sheqerit në gjak.
Rrallë mund të ndodhë dhe mosfunksionim i mëlçise dhe alterime të analizave të gjakut komplet.
Me raste mund të ndodhin simptomat e mëposhtme: ndjehesh i lodhur, të vjella, ndjeshmëri kur shtypni stomakun ose ndjenjë ngopje, dhimbje abdominale dhe diarre.
Ndonjëherë mund të ndodhin reaksione alergjike, p.sh. kruarje, rash i lëkurës.
Reaksionet alergjike mund të jene më të rënda, si renie e presionit arterial dhe vështirësi në frymëmarrje.
Kontaktoni menjeherë me mjekun tuaj nëse ju ndodhin simptomat alergjike.
Kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj, nëse gjatë kohës që merni këtë medikament, ju ndodhin efektet anësore të lartpërmendura ose efekte të tjera anësore.

5. SI TË RUAJMË TABLETAT GLIPREX
Ruajini nën 25°C, në paketimin origjinal, në mënyre që ti mbroni nga lagështia.
Mos përdorni Gliprex pas datës së skadencës në printuar në kuti.
Mbajeni larg pamjes së fëmijëve.
Çdo produkt i papërdorur duhet të hidhet duke evituar ndotjen e mjedisit.

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Substanca aktive: Çdo tabletë ( e mikronizuar ) përmban 1 mg, 2 mg, 3 mg ose 4 mg glimepiride. Eksipientët:
Tabletat Gliprex 1 mg: oksid hekuri i kuq ( E172 ), povidone, stearat magnezi, amidon natrium glikolat ( tip A ), celulozë mikrokristaline, laktozë monohidrat (68.98 mg).
Tablera Gliprex 2 mg: oksid hekuri i verdhë ( E172 ), indigo karmine ( E132 ) ngjyrues ,  povidone, stearat magnezi, amidon natrium glikolat ( tip A ), celulozë mikrokristaline, laktoze monohidrat ( 137.2 mg ).
Tableta Gliprex 3 mg oksid hekuri  i verdhë ( E172 ), povidone, stearat magnezi, amidon natrium glikolat ( tip A ), celulozë mikrokristaline, laktozë monohidrat ( 136.95 mg ).
Tabletat Gliprex 4 mg: Indigo larmine ( E132 ), povidone, stearat magnezi, amidon natrium glikolat ( tip A ), celulozë mikrokristaline, laktozë monohidrat ( 135.9 mg ).

Prodhues: Cemelog-BRS Kft.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive