Integrator që përmban : acid folik, hekur, vitaminë C dhe fluor.
Gravid është një integrator që pëmban acid folik, hekur, vitaminë C dhe fluor, i dobishëm në gratë shtatzëna, në rastet kur marrja nëpëmjet dietës e substancave të sipërpërmendura është e pamjaftueshme apo kur nevojat fiziologjike për këto substanca janë të shtuara.
Gravid përmban dozën ditore të këshilluar të acidit folik, si për gratë shtatzëna ashtu edhe për gratë në moshen e pjellshmërisë ,që planifikojnë të mbesin shtatzëna.
Përbërja:
Acid folik 400mcg,
Hekur14mg,
Vitamine C 60mg,
Fluor 1mg
Mënyra e përdorimit:
Këshillohet marrja e një tablete në ditë gjatë ose pas ushqimit(me stomak plot) ose sipas përshkrimit të mjekut.
Indikimet:
Gravid indikohet gjatë shtatëzanise me qëllim parandalimin e defekteve te tubit neuronal (Spina bifida).
Në të vërtetë është vërejtur që mungesa e acidit folik gjatë shtatzënisë përbën një faktor rreziku për shfaqjen e kësaj anomalie.
Në rastet kur planifikohet një shtatëzani, marrja e nje doze ditore 400mcg acidi folik, mundesisht katër javë përpara dhe për të paktën 12 javet e para të shtatzënisë (ose sipas përshkrimit të mjekut) ndikon në pakësimin e rrezikut për një zhvillim jo normal të embrionit.
Gravid përmban fluor, i cili ndihmon mineralizimin e dhëmbëve dhe te indit kockor gjatë periudhës së shtatzënisë si dhe trofizmin e dhëmbëve tek fetusi, pra mbron dhëmbet nga kariesi.
Gravid gjithashtu përmban hekur, i cili është i nevojshëm si për ruajtjen e gjendjes së depozitave të hekurit tek nënat, ashtu edhe për plotësimin e nevojave të fetusit.
Vitamina C ndikon në përthithjen e hekurit.
Paralajmërime:
Ngjyrosja jo e njëtrajtshme e tabletave ështe shkaktuar nga prania e hekurit.
Gravid nuk duhet marrë njëkohësisht me qumështin apo produktet e qumështit pasi ato pengojnë përthithjen e fluorit.
Mos e tejkaloni dozën ditore të këshilluar!