Monday, November 14, 2016

Idracemi (pomadë)

Përbërja:
Në 100 gr përmbahet: hidrokortizon hemisuksinat 1gr; neomicinë sulfat e barabartë me neomicinë 0.35 gr; kloramfenikol 1gr.
Shtesat: Sodë metabisolfit, p-hidrosibenzoat metili, p-hidrosibenzoat propili, parafinë e lëngshme, vaselina e bardhë.

Kategoria farmakoterapeutike:
Kortikosteroid dhe antimikrobik.

Indikimet:
Inflamacione okulare të çdo tipi dhe natyre.(traumatike,alergjike,bakteriale),
Djegie dhe dëmtime të bulbit.
Trajtime post-operatore.

Kundërindikimet:
Hipersensibilitet ndaj çdo përbërësi të preparatit.
Hipertension endokular.
Herpes i thjeshtë akut dhe pjesa më e madhe e sëmundjeve të tjera nga viruse të korneas në fazën akute ulçerative,shoqërohet me preparate specifike për virusin herpetik, konjuktivitin me keratit ulçerativ edhe në fazën fillestare(testi i floreshinës positiv).Tuberkulozi i syrit.Mykozat e syrit.Oftalmi purulente akute.Konjuktivite purulente dhe blefarite purulente dhe herpetike të cilat mund të jenë të maskuar ose të renduar nga kortikosteroidet.Blythi.Në keratitin herpetik viral këshillohet përdorimi i preparatit vetëm në ndjekjen e okulistit.

Kujdesje gjatë përdorimit:
Para përdorimit sigurohuni që nuk ka efekte të kunderindikimit.
Përdorimi i zgjatur mund të lërë hapësira për efekte jo të dëshiruara.
Eshtë e pakëshillueshme përdorimi i zgjatur më tepër se 1 muaj.
Në raste të tilla është e këshillueshme realizimi i kontrolleve të herë pas hershme të tonusit të syrit.
Përdorimi i steroideve në trajtimin e keratitit stromal nga herpes simplex kërkon shumë kujdes.
Në sëmundjet që shkaktojnë hollim të korneas dhe të sklerës përdorimi i steroideve lokal mund të shkaktojë perforacione.
Duhet të dyshohet për një infeksion fungoz në rastet e ulçerave korneale në të cilët steroidet janë në përdorim për një kohë të zgjatur.
Përdorimi i zgjatur i antibiotikëve mund të shkaktojë rritjen e mikroorganizmave përfshirë dhe funget.
Nëse shfaqen infeksione të tjera gjatë trajtimit duhet të zëvendësohet ky preparat me një lloj tjetër. Duhet theksuar se trajtimi i proçeseve infektive të sipërfaqshme trajtimi lokal i preparatit duhet të shoqërohet me një trajtim sistemik.Preparati përmban sode metabisulfit.
Substanca të tilla mund të provokojnë në subjektet asmatike reaksione të tipit alergjik dhe fenomene asmatike te renda.
Në gratë gjatë shtatzanisë, dhe në periudhën preparati duhet te administrohet vetëm në rastet kur është tepër e nevojshme.
Janë parë raste të rralla të hipoplazisë të palcës të shoqëruar edhe me përdorimin e kloramfenikolit për përdorim topik.
Për këtë qëllim produkti përdoret në intervale të shkurtra kohore dhe sipas përshkrimit të mjekut.

Ndërveprime me barna të tjera:
Asnjë.
Mbajeni preparatin në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.

Mënyra e përdorimit të barit:
Aplikoni IDRACEMIN pomadë në qesen konjuktivale 2-3 herë në ditë sipas përshkrimit të specialistit.

Efekte anësore:
Gjatë aplikimit të preparatit mund të ndihet në ndonjë rast edhe djegie në sy.
Në rastet e hipersensibilitetit ndaj përbërësve të preparatit mund të vihen re edema dhe skuqje të palpebrale por pa ndonjë domethënie klinike.
Në këto raste sugjerohet trajtim lokal me preparate antihistaminike dhe dekongjestionat ose ndonjehere jepen antihistaminik me rrugë gjenerale por,me indikimet e njohura të këtyre preparateve.

Vëmendje:
Mos e perdorni preparatin pas datës se skadencës te treguar në paketim.
Ftohen pacientë të komunikojnë me mjekun ose farmacistin për çfarëdo efekti të padëshirueshëm i cili nuk është i pranishëm në fletën  shoqëruese.

Paketimi:
Tubet 5 gr.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive