Monday, November 14, 2016

Iducher (pomadë)

Iducher (pomadë)

Përbërja: Kolir: 100 ml përmbajnë: idoksuridinë 0.2 gr.

Shtesat: Polimixine B sulfat, Sodë karboksimetilceluloze, Acid boric, Boraks, p-hidroksibenzoat metil, p-hidroksibenzoat propili, ujë për përgatitje injeksioni.

Pomada: Në 100gr përmbahet: idoksuridina 0.2 gr.

Shtesat: Polimixina B sulfat, p-hidroksibenzoat metili, p-hidroksibenzoat propili, parafine likuide, vaselina e bardhë.

Kategoria farmakoterapeutike:
Antiviral.

Indikimet:
Keratit herpetik, Konjuktivit dhe keratokonjuktivite virale.

Kundërindikime:
Paciente me hipersensibilitet te njohur ndaj çdo përbërësi te ketij preparati.

Kujdesje gjatë përdorimit:
Në një studim tek lepujt megjithëse jo e konfirmuar në studimet e mëpasme në disa femra janë vënë re disa efekte teratogene si rezultat i hedhjes në sy të idoksuridinës.
Disa tipe të herpes simplex duken resistente.
Nëse nuk janë vënë re ndryshime të ecurisë së infeksioneve epiteliale duhet të ndryshohet terapia mos shto frekuencën dhe zgjatjen e marrjes së barit.
Iducher nuk ka veprim në inflamacionet korneale në të cilët virusi nuk është i pranishëm.
Në gratë të cilat janë gjatë periudhës se shtatëzënisë dhe në gjidhënie preparati përdoret vetëm në rastet e nevojave tepër të mëdha nën kujdesin e mjekut.
Koliri nëse jepet për një kohë të gjatë mund të shkaktojë fenomene toksike.Nuk duhet të jepet në fëmijët nën 3 vjeç.

Ndërveprime me barna të tjera:
Nuk janë të njohura.
Mbajeni preparatin në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.
Përdorimi dhe mënyra e dhënies së barit.
Për orët e natës është e këshillueshme aplikimi i pomades oftalmike 1 orë pas përdorimit të fundit të kolirit.
Në ditët e mëpasme duhet të vazhdohet sipas përshkrimit të mjekut.
Pomada nuk duhet përdorur 30 ditë nga dita e hapjes së parë.

Efektet e padëshiruara:
Në disa raste është e njohur dhimbje,irritim,kruarje, inflamacione dhe edema të syrit dhe të palpebrale.
Rrallë janë vënë re reaksione alergjike.
Mund të ketë edhe fotobia.
Janë vënë re në disa raste difekte të epitelit korneal si pika ose njolla të vogla.
Mendohet që pikat të jenë , manifestime të infeksioneve.

Paketimi:
Pomata oftalmike: tubet nga 5 gr.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive