Wednesday, November 16, 2016

Kineret (injeksion)

Lënda vepruese
Anakinra. Çdo shiringë përmban 100 mg anakinra * per 0,67 ml (150 mg / ml).
Antagonist  i receptorit Interleukin-1 te Njeriut (r-metHuIL-1ra) prodhuar në qelizat e Escherichia coli nga teknologjia rekombinant ADN-së.

Indikacionet
Anakinra neutralizon aktivitetin biologjik të interleukin-1α (IL-1α) dhe interleukin-1β (IL-1β) duke bllokuar receptoret  Interleukin-1.
Interleukin-1 (IL-1) është një  cytokine pro-inflamatore  kryesore që ndërmjetëson shumë përgjigje qelizore duke përfshirë edhe ato më të rëndësishme të inflamacionit synovial.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Trajtimi me Kineret duhet të fillohet dhe të mbikqyrur nga mjekët specialist me përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e artritit reumatoid.

Posologjia
Doza e rekomanduar e Kineret është 100 mg administruar një herë në ditë me injeksion nënlëkurë.
Doza duhet të administrohet në përafërsisht të njëjtën kohë çdo ditë.
Popullatës së moshuar (65 vjet).
Posologjia dhe administrimi janë të njëjta si për të rriturit 18-64 vjeç.

Metoda e administrimit
Kineret administrohet me injeksion nënlëkurës.

Kunderindikacionet
- Mbindjeshmëri ndaj substancës aktive, ndonjë nga ekscipientëve ose për proteina perberese te E. coli. Kineret nuk duhet të përdoret në pacientët me dëmtim të rëndë të veshkave (CLcr <30 ml / minutë).

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
Rallë shkakton reaksion alergjikë, me edema ne vendin e aplikimit, trajtohet me akull për pak minuta.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive