1.ÇFARË ËSHTË KLORPROMAZINE DHE PËRSE PËRDORET
Klorpromazina është i pari antipsikotik i futur në praktikë dhe përfaqëson prototipin e fenotiazinave alifatike.
Klorpromazina ushtron një varg veprimesh duke filluar nga veprimet deprimuese në sistemin nervor qëndror, veprimi bllokues alfa – adrenergjik dhe një veprim i dobët antimuskarinik.
Klorpromazina është një frenuese e dopaminës dhe nxit çlirimin e prolaktinës.
Ka të dhëna që antagonizmi i funksionit dopaminergjik qëndror, sidomos i receptorit D2 – dopaminergjik ka lidhje me efektin terapeutik në gjendjet psikotike.
Klorpromazina ka veti qetësuese por të sëmurëve zakonisht iu shfaqet shpejt tolerancë ndaj këtij efekti.
Ajo ka veti antiemetike, bllokuese të serotoninës dhe veti të dobëta antihistaminike dhe gangliobllokuese.
Klorpromazina frenon qendrën e rregullimit të temperaturës kështu që të sëmurët kanë prirje që të fitojnë temperaturën e mjedisit që i rrethon; ajo mund ta lëshojë muskulaturën e skeletit.
Përthithja intestinale e klopromazinës është e plotë, por biodisponibiliteti i përgatesës së marrë nga goja është 32%, 19%, për shkak të ndryshimeve të metabolizmit në paretet e zorrëve dhe në mëlçi (efekt i theksuar i kalimit të parë).
Përqendrimi plazmatik maksimal është 2 deri në 4 orë.
Përqëndrimet plazmatike, pas injektimit në muskul janë 4 deri në 10 herë më të larta sesa pas marrjes nga goja; fillimi i veprimit shfaqet brenda 20 deri në 30 minutash, kurse efekti maksimal arrihet brenda 2 deri në 3 orësh.
Vëllimi i shpërndarjes (21 9 L/kg) dhe lidhja me plazmën (95 deri 98%) janë të theksuara.
Gjysmëjeta plazmatike është 30 7 orë; megjithatë disa metabolitë jashtëqiten ndadalë (me muaj) përmes urinës.
Të pakten 100 metabolitë janë indentifikuar te njeriu.
Disa syresh. si: norklorpromazina, 11 — hidroksiklorpromazina dhe 7 — hidroksiktorpromazina janë veprues nga ana farmakologjike.
Klorpromazine përdoret për trajtimin në:
Neuropsikiatri
Psikoza akute (gjendjet e agjitimit, gjendjet hipomaniake e maniake, krizat delirante, sindromi konfuzional);
Psikoza kronike (skizofreni dhe veçanërisht skizofrenitë paranoide, gjendjet delirante kronike);
Shfaqje të agresivitetit nga psikozat në të rriturit dhe fëmijët;
Gjendje të eksitimit gjatë demencies senile ose arteriopatike;
Gjendje agjitimi në debilët mendorë.
Mjekësi e pëgjithshme
Të vjella.
Kirurgji:Përgatitije për anestezi, profilaksi dhe mjekimi i gjendjeve të shokut.
Obstetrikë: Analgjezi obstetrike, eklampsi.
2. PËRPARA SE TË MERRNI KLORPROMAZINE
Mos merrni Klorpromazine:
Në qoftë se jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj Klorpromazin klorhidrate ose fenotiazinave të tjera si dhe ndaj ndonjerit prej përbërësve të tjerë të Klorpromazine tablet ( drazhe) ose injeksion.
Në gjendje komatoze të shkaktuara nga deprimuesit e sistemit nervor qendror, si: alkooli, narkotikët, barbituratet;
Në deprimim i palcës së kockave;
Në diskrazi të gjakut;
Në dëmtim i rëndë i funksionit të mëlçisë;
Në arteriosklerozë trunore;
Në sëmundje e arteres koronare;
Në hipotenion ose tension i rëndë.
Tregoni kujdes të veçantë me Klorpromazine
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Klorpromazine.
Klorpromazina duhet përdorur me shumë kujdes në personat me sëmundje kardiovaskulare, cerebrovaskulare e respiratore, si edhe në ato me parkinsonizëm, epilepsi, infeksione akute;
Në përiudhën e shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji;
Në dëmtime të funksionit të veshkave dhe të mëlçisë (duhet mënjanuar në qoftë se dëmtimet janë të rënda);
Në të sëmurët me të dhëna për ikter e leukopeni;
Në hipotiroidizëm, myasthenia gravis, hipertrofi të prostatës;
Në glaukomë me kënd të ngushtë;
Kujdes duhet treguar në të sëmurët e moshuar kur temperatura është mjaft e ulët ose mjaft e lartë;
Duhet mënjanuar ndërprerja e menjëhershme e mjekimit;
Pas injektimit ne muskul i sëmuri duhet të qëndroje shtrirë për 30 minuta.
Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Klorpromazine.
Ju lutemi te kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Klorpromazine në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni trajtuar me:
Me deprimues të sistemit nervor qendror,antikolinergjikëve, antidepresivëve triciklike sepse Klorpromazina fuqizon efektin e tyre.
Kombinimi me beta – bllokuesit mund të shkaktojë rritjen e niveleve plazmatike, si të beta – bllokuesve, ashtu edhe të klorpromazinës.
Veprimet e adrenalinës dhe të noradrenalinës mund të ulen.
Marrja e Klorpromazine me ushqim dhe pije
Klorpromazine nuk duhet të merret me alkool sepse fuqizon efektin e tij.
Shtatzania
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Klorpromazine nuk duhet të merret gjatë periudhës së shtatzanisë.
Ushqimi me gji
Klorpromazina nuk duhet të merret gjatë ushqyerjes me gji të foshnjeve.
Drejtimi i makines dhe përdorimi i makinerive
Klorpromazina mund dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri.
3. SI TA MERRNI KLORPROMAZINE
Gjithmonë merreni Klorpromazine sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Klorpromazine janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tableta (Drazhe) e Klorpromazine disponohet në formdozën : 100 mg.
Nga goja, të rriturit: Doza ditore, e cila mund të rritet gradualisht luhatet midis 25 dhe 150 mg, të ndara në 2-3 doza.
Doza mesatare luhatet nga 50 deri në 75 mg në ditë.
Fëmijët: 1 mg për kg peshë, të ndara në 2 ose 3 doza në ditë.
Të moshuarit (ose te dobësuarit): gjysma e dozës së të rriturve.
Tretësira e injektueshme Klorpromazine disponohet në formdozën: 2.5%.
Me injektim të thellë në muskul: 25-50 mg, çdo 6-8 orë;
Për fëmijët: përdoret e njëjta dozë që përdoret nga goja.
Megjithatë doza mund të ketë nevojë per tu rritur ose për tu ulur.
Mjeku juaj do tu këshillojë në përputhje me rrethanat.
Në qoftë se keni marrë më shumë Klorpromazine:
Në qoftë se keni marrë më shumë Klorpromazine se sasia që duhet të merrnit ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshille për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Klorpromazine:
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË KLORPROMAZINE
Si të gjithë barnat e tjera, Klorpromazine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Efektet e padëshirueshme më të shpeshta janë:
Çrregullime ekstrapiramidale (mënjanohen me uljen e dozës ose nga barnat antimuskarinike), kurse gjate përdorimit afatgjatë mund të shfaqen diskinezi tardive, hipotermi (nganjëherë pireksi), përgjumje, apati, ikter, ankth, pagjumësi, depresion dhe më rrallë agjitim, ndryshime në EEG, konvulsione.
Janë konstatuar :
simptoma antimuskarinike, si: tharje goje, kongjestion nazal, konstipacion, vështirësi në urinim dhe turbullim i të parit;
simptoma kardiovaskulare. si: hipotension, takikardi dhe takiaritmi; ndryshime në EKG;
çrregullime endokrine, si: çrregullime menstruale, galaktorre, gjinekomasti, impotence dhe shtim në peshë;
çrregullime hematologjike, si: agranulocitozë, leukopeni, leukocitozë, anemi hemolitike;
reaksione fotosensibilizimi, ikter dhe ndryshime në funksionin e mëlçisë;
sindrom neuroleptik malinj;
nga përdorimi i dozave të larta, për kohë të gjatë janë konstatuar opacitet i kornesë, konjunktivës dhe retinës;
injeksionet në muskul mund të japin dhembje dhe të shkaktojnë hipotension dhe takikardi.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI KLORPROMAZINE
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Klorpromazine pas datës se skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin original për ta mbrojtur nga drita.
6. INFORMACON I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Klorpromazine- Tabletë ( drazhe)
Lënda vepruese është: Klorpromazine klorhidrate .
Çdo tabletë (drazhe ) përmban 100 mg Klorpromazine klorhidrat.
Përbërësit e tjerë janë: Amidon, Laktozë , Xhelatinë , Stearat magnezi , masë drazhifikuese.
Çfarë përmban Klorpromazine- Tretësirë e injektueshme
Lënda vepruese është: Klorpromazine klorhidrate
Çdo ampulë 2 mL përmban 50 mg Klorpromazine klorhidrate .
Përbërësit e tjerë janë:Sulfit natriumi , Metabisulfit natriumi ,Acid askorbik , Klorur natriumi, Ujë për injeksion aq sa duhet .
Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit:
Tabletat ( Drazhe )
kuti me 50 tableta( drazhe).
kuti me 60 tableta ( drazhe).
Tretësira e injektueshme :
Kuti x 10 ampula.
kuti x 100 ampula ( përdorim spitalor).
Mbajtësi i liçencës së tregëtimit dhe prodhuesi:
Mbajtësi i liçencës së tregëtimit: PROFARMASh.a. Rruga “Qemal Stafa” Nr.350 Tel.Fax. ++3554362800 Tirane-ALBANIA
Prodhuesi: PROFARMASh.a. Rruga “Qemal Stafa” Nr.350 Tel.Fax. ++3554362800 Tirane-ALBANIA
Wednesday, November 16, 2016
Home »
» Klorpromazine Tretësirë e injektueshme – 2.5% Profarma