Kocefan është antibiotik i grupit të cefalosporinave, i gjeneratës së tretë.
Ka 1g pluhur dhe 3.5ml shkrirës injektabël për përdorim intramuskular. Bëhet vetëm një herë në ditë.
Informacion klinik
Përdoret në infeksionet e rënda bakteriale të shkaktuara nga bakteriet gram negative dhe gram pozitive.
Vepron ndaj bakterieve rezistente ndaj atibiotikëve të zakonshëm.
Përdoret gjithashtu në të sëmurët me rezistencë të ulët.
Indikacione terapeutike
Infeksionet pulmonare: bronkit akut, bronkopneumoni, pneumoni, bronkit kronik i riakutizuar, astma bronkiale.
Infeksionet e ORL: tonsilit, sinozit, mastoidit, laringiti akut.
Infeksionet e aparatit urinar: pyelo nefrit akut dhe kronik, cystitis, prostatitis, etj.
Infeksione të tjera: encefalitis, meningitis, osteomielitis, pyodermatitis sepsis, etj.
Profilaksi të plagëve kirurgjikale.
Kundërindikacionet
Hipersensibilitet nga cefalosporinat apo nga ndonjë nga përbërësit e saj.
Në rastet e hiperndjeshmërisë nga penicilina duhet pasur parasysh shfaqja e ndonjë alergjie të kryqëzuar.
Në gratë shtatëzëna dhe me fëmijë në gji përdoret vetëm në rastet e domosdoshme, nën kujdesin direkt të mjekut.
Efektet anësore
Shqetësime gastrointestinale: diarre, të perzjera, të vjella, stomatite.
Ndryshimet hematologjike: eosinofilia, leucopenia, granulocitopenia, anemia, trombocitopenia.
Reaksione të lëkurës: ekzantema, dermatit alergjik, të kruajtura, urtikaria dhe edema.
Efekte të tjera anësore të rralla: dhimbje të lehta të kokës, marrje mendsh, rritje të transaminazave, kandidoza vaginale, ethe, temperaturë dhe reaksionet anafilaktike. Shfaqja e shokut anafilaktik është shumë i rrallë.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç: doza e këshilluar është 1g KOCEFAN një herë në ditë (çdo 24 orë). Në rastet më të rënda apo në infeksionet e shkaktuara nga mikrooganizmat e ndjeshëm doza mund të shkojë deri në 4g në nje përdorim të vetëm.
Të sapolindurit (deri 2 javësh): doza ditore është 20-50 mg/kg për peshë trupore për një përdorim të vetëm. Për shkak se sistemi enzimatik nuk është i maturuar nuk duhen kaluar 50mg/kg.
Fëmijë (nga 3 javesh deri 12 vjeç): doza ditore mund të variojë nga 20 në 80 mg/kg. Për fëmijët me peshë trupore 50kg do të përdoret doza e të rriturve.
Të moshuarit: skema e dozimit të të rriturve nuk modifikohet për rastet e pacientëve të moshuar.
Zgjatja e terapisë është në funksion të dekursit të infeksionit.
Si të gjithë terapitë me antibiotik, në përgjithësi përdorimi i KOCEFAN vazhdon minimalisht deri 48-72 orë mbas largimit të temperaturës.
Veçoritë farmaceutike
Ceftriaxoni ushtron veprimin e tij antibakterial nëpërmjet bllokimit të enzimave bakteriale të veçanta që marrin pjesë në sintezën e murit qelizor të qelizës bakteriale.
Është antibiotik që vepron mbi bakteriet gram pozitiv dhe gram negativë aerobe.
Vepron dhe në bakteriet anaerobe.
Është antibiotik që vepron një herë në ditë.
Nuk metabolizohet në organizëm dhe eliminohet në menyrë aktive respektivisht 56% nga veshka dhe 44% nga mëlçia. Eliminimi në veshkë bëhet nëpermjet filtrimit në glomerula.
KOCEFAN nuk mund të përzjehet në shiringë me medikamente të tjera, por duhet përdorur veçantë.
Tretësira e përgatitur mund të ruhet në kushte frigoriferike deri në 24 orë.