Wednesday, November 16, 2016

Lauromicina (tableta)

Eritromicinë – 12 tableta 500 mg.

Mekanizmi i veprimit
Eritromicina vepron duke frenuar sintezën e proteinave nëpërmjet lidhjes me subunitetin 50S ribosomal të mikroorganizmave të ndjeshëm ndaj saj, pa ndikuar në sintezën e acidit nukleik.

Indikacionet

Infeksionet bakteriale të traktit të poshtëm respirator.

Pneumoni;
Sëmundja  Legjionare;
Bronkit;
Bronkektazi.
Infeksionet bakteriale të traktit të sipërm respirator.

Laringit;
Faringit;
Sinuzit;
Tonsilit.
Infeksionet bakteriale të veshit të mesëm (otitis media) ose të kanalit të veshit të jashtëm (otitis externa).

Infeksionet bakteriale të kavitetit oral.

Gingivit;
Angina  e  Vincentit;
Pertusis  (kolla e mirë).
Infeksionet bakteriale të lëkurës dhe të indeve të buta.

Impetigo;
Erizipele;
Celulit;
Absces;
Akne.
Infeksionet bakteriale të stomakut dhe zorrëve.

Osteomielit.
Infeksionet e pakomplikuara të traktit uro-genital.

Uretrit;
Prostatit;
Gonorrea;
Sifilizi;
Difteri.
Terapi alternative:

Në të gjitha rastet me reaksion ndaj B-laktamideve për parandalimin e ethes reumatizmale.
Në pacientët me anomali valvulare të zemrës përpara trajtimeve dentare.
Në infeksionet e pakomplikuara uretrale, endocervikale dhe rektale të shkaktuara nga klamidia kur përdorimi i tetraciklines është i kundraindikuar.
Në infeksionet jogonokoksike të uretrës kur përdorimi i tetraciklinës është i kundërindikuar.
Në sëmundjen inflamatore pelvike të shkaktuar nga N.gonorrhoea.
Në sifilizin primar.
Efektet anësore:
Efetet më të shpeshta janë ato gastro-intestinale (nauzea, të vjella, dhimbje barku, diarre dhe anoreksi).
Reaksione alergjike. Çrregullim të funksionit të mëlçisë/ teste jo normale të funksionit hepatik/hepatit/ikter.
Humbja e kthyeshme e dëgjimit (zakonisht vetëm pas dozave të medha).

Kundërindikacionet:
Në mbindjeshmëri nga eritromicinës.
Në pacientët të cilët marrin terfenadine, astemizol, pimozid ose cisaprid.

Mënyra e përdorimit
Doza përcaktohet nga lloji dhe graviteti i infeksionit.
Këshillohet të merret 30 minuta – 2 orë përpara ushqimit.
Nëse doza ditore është më e madhe se 1 gram këshillohet përdorimi me 3 marrje/ditë.

INFEKSIONET STREPTOKOKSIKE
Doza e zakonshme është 500 mg 2 herë në ditë.
Në varësi të gravitetit të infeksionit doza mund të rritet  deri në 4 gr/ditë.
Në infeksionet streptokoksike të traktit të sipërm respirator eritromicina duhet të merret  për të paktën 10 ditë.

SEMUNDJA LEGJIONARE
Doza e zakonshme është nga 1- 4 gram në ditë, e ndarë në doza të vogla.

PARANDALIMI I INFEKSIONEVE NE PACIENTE QE KANE KALUAR ETHEN REUMATIZMALE
Doza e zakonshme është 250 mg 2 herë në ditë.

INFEKSIONET E TRAKTIT URINAR GJATE SHTATZANISE TE SHKAKTUARA NGA CLAMIDIA TRACHOMATIS
Doza e zakonshme është 500 mg 4 herë në ditë, për të paktën 7 ditë.
Për gratë që nuk mund ta tolerojnë këtë regjim, aplikohet një dozë 500 mg 2 herë në ditë për të paktën 14 ditë.

INFEKSIONET E PAKOMPLIKUARA URETRALE, ENDOCERVIKALE DHE REKTALE TE SHKAKTUARA  NGA CLAMIDIA TRACHOMATIS KUR TETRACIKLINA KUNDRAINDIKOHET OSE NUK TOLEROHET.
Doza e zakonshme është 500 mg 4 herë në ditë.

INFEKSIONET JO-GONOKOKSIKE TE URETRES KUR TETRACIKLINA KUNDRAINDIKOHET OSE NUK TOLEROHET.
Doza e zakonshme është 500 mg 4 herë në ditë, për të paktën 7 ditë.

SEMUNDJA INFLAMATORE AKUTE PELVIKE E SHKAKTUAR NGA N.GONORRHOEA
Tre ditët e para jepet eritromicinë intravenoze, pasuar me 500 mg nga goja 2 herë në ditë për 7 ditë.

SIFILIZ
Doza e zakonshme është 3-4 gr/dite me 3 marrje për 0-15 ditë.

AMEBIOAZA INTESTINALE
Doza e zakonshme është 500 mg 2 herë në ditë, për 10-14 ditë.

Ruajtja
Të ruhet nën temperaturën 25 Gradë Celcius.
Të ruhet larg arritjes së fëmijëve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive