Wednesday, November 16, 2016

Lekadol plus C (bustina)

Si vepron Lekadol plus C
Lekadol plus C i zvogëlon dhembjet dhe temperaturën.
Vitamina C shtohet për të përforcuar rezistencën imunitare të organizmit dhe për shërim të shpejt nga ftohja dhe influencë (gripi).
Lekadol plus C nuk përmban sheqer.

Kur përdoren pijet e ngrohta me Lekadol plus C:
gjatë ftohjeve dhe gripit, për trajtimin e këtyre problemeve te të rriturit dhe te fëmijët mbi 12 vjeç:

Temperatura e rritur;
Kokëdhembje;
Dhembjet në muskuj dhe nyje;
Dhembjet në fyt.
Dozimi:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 4 – 6 herë në ditë përzieni përmbajtjen e bustinës në 2 dL ujë të vakët (jo ujë që vlon), përziejeni dhe pini ashtu të vaktë.
Intervalet mes dozave duhet të jenë 4 – 6 orë.
Mos merrni më tepër se 6 bustina në ditë.
Pijen e ngrohtë përgatiteni menjëherë para se ta merrni.

Kujdes i veçantë me Lekadol plus C:

nëse vuani nga insufiçienca mesatare e veshkave dhe mëlçisë,
nëse nuk keni absorbim të prshtatshëm të hekurit e cila shihet me ndryshimet në gjak,
nëse merrni sasi të mëdha të alkoolit për çdo ditë (tri deri në katër masa të alkoolit në ditë).
Në këto raste para se ta merrni Lekadol plus C ju duhet ta konsultoni mjekun tuaj.

Ky bar mund të merret edhe pa përshkrimin e mjekut, për të trajtuar sëmundjet e lehta.
Për trajtimin e dhembjeve nga ftohjet dhe influenca ky bar duhet të merret për 5 ditë, ndërsa për trajtimin e etheve për tri ditë.
Nëse simptomat tuaja përkeqësohen ose nuk përmirësohen, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive