Wednesday, November 16, 2016

Lekotam® 1.5 mg tableta

1. ÇFARË ËSHTË LEKOTAM DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Lekotam bën pjesë në grupin e produkteve mjekësore të quajtura benzodiazepina.
Në doza të vogla lehtëson tensionin psikik, axhitimin dhe ankthin, duke ruajtur aktivitetin motor normal.
Në doza më të larta shfaq efekt sedativ dhe miorelaksant.

Lekotam përdoret për mjekimin e gjendjeve të ankthit të shoqëruara ose jo me sëmundje tjera si:

çrregullime emocionale, tension psikik dhe ankth, shqetësim, axhitim, irritim, çrregullim të gjumit;
çrregullime psikosomatike, dhimbje psikogjene të kokës, dermatoza psikogjene, astëm, ulçer gastrike dhe duodenale, kolit ulçeroz;
2. PËRPARA SE TË MERRNI LEKOTAM

Mos përdorni Lekotam nëse:

vuani nga glaukoma akute me kënd të ngushtë ose miastenia gravis;
nëse keni mbindjeshmëri ndaj bromazepamit, përbërësve të tjerë të tabletës ose ndaj benzodiazepinave të tjera;
nëse keni vështirësi në frymëmarrje ose insufiçiencë të rëndë hepatike;
insufiçiencë të rëndë respiratore, apne gjatë gjumit;
nëse keni intoksikim akut nga etanoli ose nga depresorë të tjerë nervorë.
Tregoni kujdes të veçantë me Lekotam:

nëse jeni të moshuar dhe fizikisht të dobët;
nëse keni patur dëmtime të trurit; njoftoni mjekun, sepse në këto raste kërkohet rregullim i dozës së Lekotam;
në rast dëmtimesh të funksionit renal ose hepatik; informoni mjekun, meqënëse në këto raste është e domosdoshme ulja e dozës dhe kontrolli i rezultateve të analizave laboratorike.
nëse keni vartësi nga alkooli apo nga medikamente të tjera; në raste të tilla informoni mjekun;
Informoni mjekun nëse keni pasur ndonjëherë gjendje depresive ose çrregullime psikike, për të cilat keni marrë ndihmë mjekësore pranë klinikave psikiatrike.
Të dhënat lidhur me veprimin e Lekotam tek fëmijët nuk janë ende të njohura.
Mos i jepni asnjëherë këtë medikament  fëmijës me inisiativën tuaj.
Vendimin e dhënies së Lekotam tek fëmijët duhet ta marrë mjeku.
Përdorimi i Lekotam dhe benzodiazepinave të tjera mund të zhvilloj vartësi.
Mos merrni më shumë tableta nga sa ju ka përshkruar mjeku juaj.
Mos e zgjasni më shumë kohën e mjekimit nga sa ju është përshkruar nga mjeku juaj.
Nëse për ndonjë arsye ju rritni dozën ose kohëzgjatjen e mjekimit, kosultohuni me mjekun tuaj si të ndërprisni mjekimin.

Përdorimi i medikamenteve të tjera:
Ju lutemi, informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse po merrni ose keni marrë ndonjë medikament tjetër, përfshirë edhe medikamente të marra pa recetë mjekësore.
Lekotam mund të rritë efektin sedativ të alkoolit, barnave që frenojnë (deprimojnë) sistemin nervor qëndror si p.sh: barna për trajtimin e çrregullimeve psikike (neuroleptikëve), disa barna për lehtësimin e dhimbjeve (analgjezikë), hipnotikë, medikamente për trajtimin e alergjisë (antihistaminikë) dhe barna për mjekimin e krizave epileptike (antikonvulsantë).
Efektet e relaksantëve të muskujve mund të fuqizohet.
Në pacientët me mjekim për kohë të gjatë me produkte mjekësore të tjera si antihipertensivë aktive qëndror (barna të cilët ulin presionin e gjakut), agjentë beta-adrenergjikë bllokues (p.sh. propanolol), glikozitet kardiake (përdoren në insufiçiencën kardiake), metilksantinat (barna që përdoren për mjekimin e astmës dhe bronkitit) po kështu edhe kontraceptivët, mënyra dhe niveli i ndërveprimit nuk ka siguri të parashikueshme.
Në rast mjekimi të njëkohësishëm me cimetidinën ose omeprazolin (barna që përdoren për mjekimin e ulçerave të stomakut) nuk mund të përjashtohet ndryshime në fuqinë e veprimit të bromazepamit.

Përdorimi i Lekotam me ushqim dhe pije
Ushqimi nuk ndikon në efikasitetin e këtij medikamenti.
Shmangni përdorimin e alkoolit gjatë trajtimit me Lekotam.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Informoni mjekun nëse jeni shtatzënë apo mendoni se jeni apo planifikoni një shtatzëni.
Ky produkt mjekësor mund të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm nëse rekomandohet nga mjeku.
Ju nuk duhet të merrni Lekotam gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës me gji.

Drejtimi i automjeteve dhe puna me makineri:
Tek disa individë produkti mund të ndikojë mbi aftësitë psikofizike per të drejtuar makinën ose për të përdorur makineri, veçanërisht nëse kosumohet njëkohësisht edhe alkool.
Ju duhet të mënjanoni plotësisht drejtimin e automjetit, përdorimin e makinerive ose marrje me aktivitete të tjera të rrezikshme gjatë ditëve të para të mjekimit.
Mjeku që ju ndjek do të vendos për çdo rast individual, duke patur parasysh përgjigjes individuale dhe dozimit të përshtatshëm.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Lekotam
Lekotam tableta 1.5 mg përmban E110 (sunset yellow FCF), i cili mund të shkaktojë reaksion alergjik, duke përfshirë edhe astmën.
Reaksionet alergjike janë më të shpeshta tek personat me mbindjeshmëri ndaj acidit acetilsalicilik.
Lekotam tableta përmban laktozë.
Nëse ju kanë dhënë se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, flisni me mjekun përpara se të merrni këtë medikament.

3.SI PËRDORET LEKOTAM
Merreni gjithmonë Lekotam saktësisht si ju ka këshilluar mjeku juaj.
Mos ndryshoni dozën apo ndërprisni trajtimin pa u konsultuar me mjekun.
Mjeku do të përcaktojë dozën dhe kohëzgjatjen e trajtimit.
Doza e zakonshme për të rriturit është 1.5 – 3 mg, tre herë në ditë.
Në rastet e rënda dhe tek shumica e pacientëve të hospitalizuar, doza optimale luhatet nga 6 – 12 mg, dy deri tre herë në ditë.
Trajtimi zakonisht nuk zgjat më shumë se 8- 12 javë, duke përfshirë zvogëlimin gradual të dozës.
Tabletat mund të merret me ose pa ushqim.
Tabletat duhet të gëlltiten të plota me gjysëm gote ujë.

Nëse merrni më shumë Lekotam sesa duhet
Simptomat e mbidozimit të Lekotam janë kryesisht rritje e efektit terapeutik të tij – sedacion, dobësi muskulare, dhe gjumë i thellë.
Në raste më të rënda simptomat mund të përfshijnë humbje e koordinimit të lëvizjeve, rënie e presionit të gjakut, deprimim i frymëmarrjes dhe rrallëherë koma.
Nëse shfaqen simptomat e sipërpërmendura, kontaktoni sa më shpejt  me mjekun tuaj.
Gjithashtu shih paragrafin 4 “Efektet anësore të mundshme” .

Nëse harroni të merrni Lekotam
Nëse harroni të merrni një tabletë për ankthin, ju duhet ta merrni sapo të kujtoheni nëse ka kaluar më pak se 2 orë nga orari juaj i zakonshëm.
Nëse kanë kaluar më shumë se 2 orë nga orari i zakonshëm i marrjes, mos u merakosni; vetëm merrni tabletën tjetër kur nevojitet.
Mos merrni dyfishin e dozës për të kompensuar dozën e harruar.

Efektet kur ndërpritet mjekimi me Lekotam
Numri i tabletave Lekotam dhe sesa shpesh duhet t’i merrni, gjithmonë duhet të reduktohet gradualisht përpara se të ndaloni marrjen.
Kjo lejon trupin tuaj të mësohet pa tabletat dhe redukton riskun e efekteve të pakëndëshme kur të ndaloni marrjen e tyre.
Mjeku juaj do t’ju tregoj si ta beni këtë.
Nëse keni marr Lekotam në doza të mëdha për një kohë të gjatë, simptomat e sëmundjes mund të rikthehen brenda 2 deri 3 ditësh ose mund të shfaqen simptoma të reja.
Ky është një reaksion kalimtar dhe nuk kërkon rrimarrjen e Lekotam.
Konsultohuni me mjekun tuaj për këtë.
Ndërprerja e papritur e mjekimit me bromazepam mund të shoqërohet me simptomat e ndërprerjes.
Nëse e ndaloni marrjen e medikamentit shumë shpejt, ju mund të keni dhimbje koke, dhimbje muskulare ose të stomakut, ankth, tension, depresion, nervozizëm, djersitje, probleme me gjumin, konfuzion ose irritim.
Në raste të rënda mund të shfaqen simptomat që vijojnë: ndjesi ireale; dëgjime akute jonormale; ndjesi shpimi dhe pickimi në gishtat e duarve dhe këmbëve; rritje e ndjeshmërisë nga drita, zhurma dhe kontakti fizik; haluçinacione (shikim, ndjehësi dhe dëgjim i gjërave që nuk egzistojnë); kriza epileptike; depresion.
Nëse vuani nga ndonjë prej këtyre simptomave, pyesni menjëherë për këshilla mjekun tuaj.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si çdo produkt mjekësor edhe Lekotam mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, edhe pse mund të mos preken të gjithë.

Nëse përjetoni ndonjë prej efekteve të padëshiruara të mëposhtme, më të rralla por serioze, ju duhet të flisni menjëherë me mjekun tuaj në mënyrë që marrja e medikamentit të ndërpritet nën udhëzimet e tij.

Nervozizëm, shqetësim, irritim, agresivitet, prirje për vetëvrasje, çrregullime të gjumit (ëndërra të keqija), haluçinacione (shikim, ndjehësi dhe dëgjim i gjërave që nuk egzistojnë), ndryshime të sjelljes, sjellje jonormale ose besime të rreme (këto efekte shfaqen më shpesh tek fëmijët dhe të moshuarit).
Tek individë të ndjeshëm, veçanërisht në fillim të mjekimit ose nëse doza është e mëdha, mund të vërehen efektet anësore që vijojnë:

Lodhje e lehtë, përgjumje, plogështi, reagim i vonuar, dëmtim i përqëndrimit (më shumë se 10% e pacientëve mund të përjetojnë këto efekte anësore).
Efekte si “dalja e pijes” dhe sedacion gjatë ditës mund të priten nëse preparati përdoret si hipnotik.
Efekte anësore të tjera, të cilat mund të shfaqen rrallëherë:

Rënie e presionit të gjakut.
Dhimbje koke, humbje e kujtesës, dobësi muskulare, kontroll i dobët i lëvizjeve, përgjumje, ndjesi shpimi.
Vështirësi në të folur (vështirësi në artikulacion), lëvizje dhe ecje e pasigurtë (veçanërisht kur merren doza të mëdha dhe mjekim për një kohë të gjatë).
Çrregullime të shikimit (dyfishim i pamjeve, lëvizje e shpejtë e pakontrollueshme e syve).
Frymëmarrje e shkurtër dhe e cekët (në pacientët që vuajnë nga bllokim i rrugëve të frymëmarrjes dhe dëmtime të trurit).
Të përziera të lehta, diarre, tharje e gojës.
Rritje e oreksit.
Rash të lëkurës ose reaksione të tjera alergjike (në raste të izoluara).
Depresion. Lekotam mund të zbuloj depresionin në individët e prekur.
Rritje ose ulje e dëshirës seksuale.
Simptomat e ndërprerjes (shih paragrafin 3 “Si merret Lekotam”, në “Efektet kur ndërpritet mjekimi me Lekotam”).
Vartësi.
Efektet anësore mund të mënjanohen me uljen e dozës.
Rreziku i efekteve anësore është më i lartë në paciente e moshuar; në këta pacientë, duhet treguar kujdes për shkak të dobësisë muskulare (rrezik për rënie).
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletë-udhëzuese.

5. SI RUHET LEKOTAM
Të ruhet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Të ruhet në paketimin origjinal.
Medikamenti nuk duhet të përdoret pas datës së skadencës të shënuar në paketim.
Medikamentet nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin për mënyrën e eleminimit të medikamenteve që nuk nevojiten më gjatë.
Këto masa do të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

Nevoja për recetë mjekësore
Mund të përdoret vetëm me recetë mjekësore.

6. INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Çfarë përmbajnë tabletat Lekotam
Substanca aktive është bromazepami.
Çdo tabletë përmban 1.5 mg bromazepam.

Përbërës të tjerë janë: silicë koloidale anhidër, polakrilat kaliumi, celulozë mikrokristaline, E110 (sunset yelloë FCF), laktozë monohidrate, stearat magnezi.

Si paraqiten tabletat Lekotam dhe paketimi
Tabletat Lekotam 1.5 mg janë të rrumbullakta, bikonvekse dhe me ngjyrë portokalli të lehtë.

Paketimi:
Kuti me 30 tableta Lekotam 1.5 mg.

Zotërues i Autorizimit për Tregëtim: Lek Pharmaceuticals d.d., Verovskova 57, Ljubljanë, Slloveni

Prodhues: Lek Pharmaceuticals d.d., Verovskova 57, Ljubljanë, Slloveni
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive