Wednesday, November 16, 2016

LOPERAMID

1. ÇFARË ËSHTË LOPERAMID DHE PËRSE PËRDORET
Loperamidl është një antidiarreik i fuqishëm sintelik.
Ai vepron drejtpërsëdrejti në paretet e zorrëve ku lidhet me receptorët e opiateve, të cilët ngadalësojne lëvizshmërinë e zorrëve.
Loperamidi frenon kështu veprimtarinë peristaltike, e cila shpie në uljen e humbjes së lëngjeve dhe të elektrolitëve nga zorrët.
Në këtë mënyrë vëllimi ditor i feçeve zvogëlohet, ndërkohë që veshtullia dhe dendësia e masës rritet.
Afërsisht 40% e barit te përdorur nga goja përthithet nga zorrët.
Përqëndrimet maksimale në serum arrihen 5 orë pas përdorimit të tabletave.
Gjysmëjeta aparente e jashtëqitjes është 10.8 orë ( luhatet nga 9.1 deri në 14.4 orë ).
Nga një dozë prej 4 mg, rreth 25% jashtëqitet e pandryshuar me feçet dhe 1.3% jashtëqitet nga urina si bar i lirë dhe si konjugat me acidin giukuronik brenda 3 ditësh.
Loperamid – 2mg tabletë përdoret në mjekim simptomatik të diarresë akute me etiologji të ndryshme, duke përfshirë edhe përkeqësimin akut të diarresë akute për një periudhe deri në 5 ditë në të rriturit dhe fëmijët mbi 2 vjeç e të diarresë kronike në të rriturit.
Loperamidi në të sëmurët me ileostomi mund të përdoret për të ulur numrin dhe vëllimin e defekimeve dhe për të forcuar konsistencen e feçeve.

2. PËRPARA SE TË MERRNI LOPERAMID
Mos merrni Loperamid :

Në qoftë se jeni i ndjeshëm ( alergjik ) ndaj loperamid klorhidrat ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Loperamid.
Loperamid nuk duhet përdorur kur frenimi i peristaltikës duhet mënjanuar, veçanërisht kur ileusi dhe konstipacioni janë të pranishëm ose kur shfaqet fryrje abdominale, sidomos në fëmijët tepër të dehidruar apo në të sëmurët me kolit ulçeroz akut dhe me kolit  pseudomembranor, kur përdoren edhe antibiotikët me spekter të gjerë veprimi.
Loperamid nuk duhet përdorur i vetëm në dizenteri akute e cila karakterizohet me feçe me gjak dhe temperaturë të lartë.
Loperamid është i kundërindikuar në insufiçiencë hepatike, për shkak të mundësisë së mbidozimit relativ;
Po për këtë arsye Loperamid nuk duhet përdorur në fëmijët më të vegjël se 2 vjeç.
Tregoni kujdes të veçantë me Loperamid

Pyesni mjekun tuaj përpara se të përdorni Loperamid.

Loperamid ka një efekt simptomatik në diarrenë akute dhe kronike me origjinë joinfektive. Të sëmurët duhen të merrin lëngje dhe elektrolitë, si edhe të zbatojnë një ditë të përshtatshme. Në qoftë se diarreja nuk kontrollohet brenda  48 orësh, atëherë duhen identifikuar shkaqe të tjera të kësaj patologjie.
Përdorimi afatgjatë i Loperamid është mirë që të mënjanohet.
Kujdes i posaçëm duhet treguar në fëmijët e vegjël, per shkak të luhatjeve të mëdha përsa përket përgjigjes, sidomos kur fëmijët janë dehidruar.
Po ashtu kujdes duhet treguar edhe në te moshuarit dhe në të sëmurët me çrregullim të theksuar të funksionit të mëlçisë në të cilët shenjat e efekteve helmuese në sistemin nervor qëndror mund të bëhen të dukshme.
Me dyshimin më të vogël për megakolon toksik, mjekimi me loperamid duhet ndërprerë menjeherë.
Nuk ka të dhëna për efekte të dëmshme të barit gjatë periudhës së shtatzënisë, por megjithatë ai në këtë periudhë duhet përdorur vetëm në raste urgjente dhe vetëm kur dobia potenciale për nënën e justifikon rrezikun potencial për fetusin.
Ndonëse pjesa e barit që jashtëqitet me qumështin e gjirit është tepër e ulët, rekomandohet që ushqyerja me gji të ndërpritet gjatë mjekimit.
Në disa të sëmure të veçantë, loperamidi, ndonëse në raste të rralla mund të shkaktojë marrje mendsh dhe lodhje në këto raste të sëmurët duhet të këshillohen nga mjeku dhe farmacisti që të mos e drejtojnë automjetin dhe të mos punojnë me makineri derisa efektet e padëshirueshme të zhduken plotësisht.
Loperamid nuk i dëmton aftësitë psikomotore dhe nuk jep efekt qetësues e përgjumje.
Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njekohshem me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Loperamid .
Ju lutemi te kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit bara të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Loperamid në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjeter gjatë trajtimit.

Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni trajtuar me:

Analgjezike opiatë sepse përdorimi i kombinuar i loperamidit /në analgjeziket opiatë mund të shkaktojë konstipacion të rëndë.
Loperamidi mund te përdoret së bashku edhe me barna të tjera (psh. kimioterapeutikë, kortikosteroide, antihelmintikë).
Marrja e Loperamid me ushqim dhe pije
Mund të meret me gjysëm gote ujë.

Shtatzania
Kërkoni këshillën e farmacistit ose te mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Nuk ka të dhëna për efekte të dëmshme të barit gjatë periudhës së shtatzënisë, por megjithatë ai në këtë periudhë duhet përdorur vetëm në çaste urgjente dhe vetëm kur dobia potenciale për nënën e justifikon rrezikun potencial për fetusin.

Ushqimi me gji
Ndonëse pjesa e barit jashtëqitet me qumështin e gjirit është tepër e ulët, rekomandohet që ushqyerja me gji të ndërpritet gjatë mjekimit.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Në disa të sëmurë të veçantë, Loperamid , ndonëse në raste të rralla mund të shkaktojë marrje mendsh dhe lodhje;
Në këto raste të sëmurët duhet të këshillohen nga mjeku dhe farmacisti që të mos e drejtojnë automjetin dhe të mos punojnë me makineri derisa efektet e padëshirueshme të zhduken plotësisht

3. SI TA MERRNI LOPERAMID
Gjithmonë merreni Loperamid sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Loperamid janë shumë të forta ose shume të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten me të paktën gjysëm gote ujë.
Tabletat e Loperamld disponohen në formdozen : 2 mg

Dozimi i Loperamid është si më poshtë:
Mjekimi i diarresë zakonisht fillohet me zëvendësimin e lëngjeve të humbura ( rehidrimi nga goja ).
Bazuar në konsideratat e mjekut mund të fillohet mjekimi i njëkohshem me loperamid.
Në qoftë se pas 48 orësh nuk arrihet një efekt terapeutik i përshtatshem, atëherë mjekimi me lopramid duhet ndërprerë.
Më poshte jepet një pasqyrë praktike për dozimin e loperamidit.

Mosha Dozimi ditor 1 tabletë 2mg
Mjekimi fillestar Mjekimi i mëvonshëm
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç 2 tableta e pastaj vazhdohet me 1 tabletë pas çdo defekimi 1 tabletë pas çdo defekimi, maksimumi 8 tableta
Fëmjët 8 – 12 vjeç 1 tableta e pastaj vazhdohet me 1 tabletë pas çdo defekimi Maksimumi 6 tableta
Fëmijët 5 – 8 vjeç Maksimumi 4 tableta
Fëmijët 2 – 5 vjeç Maksimumi 1.5 tableta
Megjithatë doza mund të këtë nevojë për tu rritur ose për tu ulur.
Mjeku juaj do tju këshillojë në përputhje me rrethanat.

Në qoftë se keni marrë më shumë Loperamid :
Në qoftë se keni marrë më shumë Loperamid se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këte bar ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose te telefononi urgjencën per të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar te merrni Loperamid

Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË LOPERAMID
Si të gjithë barnat e tjera Loperamid mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo .
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore .
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Në dozat e rekomanduara dhe kur kihen parasysh kundërindikimet, nuk janë vërejtur efekte të padëshirueshme të rëndësishme, madje edhe pas përdorimit afatgjatë.
Efektet e padëshirueshme të raportuara nga përdorimi i Loperamid është e vështire që të dallohen nga simptomat që shoqërojne sindromin diarreik.

Efektet anësore që mund të shfaqen janë :

reaksione mbindjeshmërie ( përfshirë edhe ekzantemat ),
fryrje dhe shqetësime,
të përziera, të vjella,
dhembje barku, konstipacion,
përgjumje, marrje mendsh,
tharje goje.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI LOPERAMID
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Loperamid pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni nën temperaturë 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia.

6. INFORMACON I MËTEJSHËM
Çfarë përmban LOPERAMID
Lënda vepruese është, Loperamid klorhidrat.
Çdo tabletë përmban 2 mg loperamid klorhidrat.
Përbërësit e tjere janë:Laktozë  , stearat magnezi , celulozë mikrokristalinë, talk.

Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit kuti me 20 tableta.                                  PROFARMA
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive