1.Çfarë është LOPRIL® 10mg dhe për çfarë përdoret
LOPRILI është bar nga grupi i inhibuesve të enzimit konvertues (ACE inhibues).
Është i destinuar për zvogëlim të shtypjes së lartë të gjakut.
Përbërja:
1 tabletë LOPRIL 10 mg përmban 10 mg lisinopril në formë lisinopril dihidrati.
Paketimi:
Kutia me 20 tableta prej 10 mg (blister pako, 2×10 tableta).
Si vepron LOPRIL® 10mg
Vepron ashtu që lisinoprili ( substanca aktive) e LOPRIL tabletës , zgjeron enët e gjakut dhe me atë i ndihmon zemrës në përhapjen e gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Në atë mënyrë e zvogëlon shtypjen e rritur të gjakut.
Kur përdoret LOPRIL® 10mg
LOPRIL® 10mg tabletat janë të dedikuara për: për shërimin e shtypjes së rritur të gjakut ( Hipertensioni ) shërimin e insuficiencës kardiake-dekompenzimi.
Ajo është gjëndje në të cilën muskuli i zemrës nuk është në gjendje që ta shtyjë gjakun në pjesët tjera të trupit, në mënyrë siç e bën muskuli i shëndoshë i zemrës.
Pacientët të cilët rishtas kanë pasur infarkt të miokardit, i cili mund të shkaktojë dobësim të zemrës. LOPRILI zvogëlon dobësimin e mëtejshëm të zemrës.
Pacientët të cilët si pasojë të sëmundjes së sheqerit kanë dëmtime të enëve të gjakut të syve dhe veshkave dhe si pasojë e asaj edhe shtypjen e lartë të gjakut.
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Kur nuk duhet ta përdorni LOPRIL® 10mg
Mos e përdorni LOPRILIN nëse:
jeni alergjik në përbërësit aktiv ose ndihmës të barit (shiko përmbajtjen).
nëse keni përdorur barëra nga i njëjti grup të cilit i takon LOPRILI (ACE inkibuesit) dhe keni pasur reaksione alergjike të përcjellura me të enjturit e fytyrës, buzëve, gjuhës dhe fytit, dhe keni pasur vështirësi me frymëmarrje .
nuk duhet të merrni LOPRIL as kur keni pasur reaksione alergjike të tilla pa shkaqe të njohura, ose nëse keni diagnozë të angioedemit trashëgues.
keni ngushtim të aortës.
Në situatat vijuese bisedoni me mjekun tuaj, para se të filloni të përdorni LOPRILIN:
nëse keni dëmtim të rëndë të funksionit të veshkave.
nëse keni sëmundje të enëve të gjakut të shkaktuara me trashjen e mureve të enëve të gjakut.
nëse vjellni ose keni diarre, ose nëse jeni në djetë me të cilën kufizohet pranimi i kaliumit.
Përkujdesjet
Duhet kujdes i veçantë në gjendjet që vijojnë:
Pacientët duhet të informohen për shenjat eventuale të angioedemës, që menjëherë të kërkojnë mjekun (vështirësitë e përbirjes , frymëmarrja e vështirësuar, fillimi i të ajurit e fytyrës, ekstremiteteve, syve, buzëve, gjuhës).
Hiperkaliemia- për shkak të rrezikut të paraqitjes së hiperkaliemisë largimi nga terapia i çfarëdo diuretikut që ruan kaliumin është masa themelore e kujdesit. Nëse është i domosdoshëm aplikimi i diuretikut, atëherë rekomandohen doza të vogla të diuretikut.
Te personat e moshuar, si edhe te personat me funksion të zvogëluar të veshkave, duhet kujdes tek dozimi, kështu që aplikohen dozat më të vogla fillestare të cilat më vonë përshtaten shtypjes së gjakut. Terapia e njëkohshme me barëra antireumatike josteroide rrit rrezikun nga dëmtimet renale.
Neutropenia – që të evitohet paraqitja e neutropenisë apo trombocitpoenisë, ose anemisë, duhet rregullisht të kontrollohen ndryshimet në gjak.
Kolla – kolla i thatë mund të paraqitet tek një përqindje e vogël e pacientëve, por është i pakëndshëm. Nëse nuk ka tjetër zgjidhje, duhet ndërprerë terapinë.
Marrja e LOPRIL® 10mg me ushqimin dhe pijet
Prania e ushqimit në stomak nuk ka ndikim në veprimin e këtij bari.
Gjatë shërimit me LOPRIL tableta duhet mënjanuar marrja e rrënjës së ëmbël (Glycyrrhiza glabra),pasi që mund të shkaktojë ruajtjen e kripërave në organizëm dhe në atë mënyrë të pengojë veprimin e barit.
Alkooli, duhani dhe kofeina mund të ndikojnë në veprimin e shumicës së barërave, prandaj rekomandohet të evitohet konsumimi i tyre gjatë shërimit.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Përdorimi i LOPRIL tabletave gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk lejohet.
Nëse gjatë shërimit vërtetohet shtatzania, marrjen e barit duhet ndërprerë menjëherë, e shtatzaninë duhet kontrolluar rregullisht dhe intensivisht në mënyrë që të vërehen me kohë efektet eventuale në fetus.
ACE inhibuesit , duke përfshirë edhe LOPRILIN, mund të shkaktojnë dëmtimin dhe vdekjen e fetusit, nëse merren në trimestrin e dytë dhe të tretë të shtatzanisë.
Veprimi i mundshëm i dëmshëm i LOPRIL tabletave nëse mirret vetëm në trimestrin e parë nuk është vërtetuar në masë të mjaftueshme.
Lizinoprili tejkalohet në masë të vogël në qumshtin e nënës. Ushqyerjen me gji duhet ndërprerë dhe zëvendësuar me ushqimin alternativ të foshnjes.
Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
LOPRILI te disa pacijentë mund të ndikojë në paraqitjen e marramendjes, vilani ose kokëdhembje si pasojë e zvogëlimit të shpejtë të shtypjes së gjakut dhe me atë të zvogëlojë aftësinë për drejtim të automjeteve ose për të punuar me makineri.
Për atë arsye nuk duhet të kryhen punë të tilla të cilat kërkojnë përqëndrim të veçantë, derisa nuk e shihni si ndikon bari tek ju.
Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Është me rëndësi që mjeku Juaj të dijë se ju merrni këto barëra:
diuretikët (tableta për urinim);
antihipertenzivë tjerë ( barërat për shtypjen e lartë të gjakut);
barërat kundër artritit ose dhembjes ( p.sh. aspirina ose ibuprofeni);
barërat që përmbajnë litium ( për shërim të tipeve të ndryshme të depresionit);
barërat që përmbajnë kalium ose kursejnë largimin e kaliumit (spirinolaktoni,amiloridi,triamtereni dhe diuretikët tjerë kalium-kursyes);
nikardipina;
ciklosporina;
bllokuesit e receptorëve angiotenzinë.
3. Si përdoret LOPRIL® 10mg
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Mjeku juaj do të Ju këshillojë sa gjatë do të merrni barin . Mos e ndërpreni trajtimin para se ta informoni mjekun.
Shtypja e lartë e gjakut ( Hipertensioni)
doza fillestare është 2,5-5 mg në ditë
doza mbajtëse është 10-20 mg në ditë
doza më e lartë është 40 mg në ditë.
Tabletën pijeni me gotë uji.
Kujdesuni që tabletën ta merrin gjithnjë në kohë të njëjtë të ditës p.sh. në mëngjes ose në mbrëmje, se në atë mënyrë do të arritni efektin më të mire në shtypjen tuaj të gjakut.
Barin mund ta merrin pavarësisht nga ushqimi.
Mos merrin më tepër tableta se sa ju është përshkruar.
Barin merreni sipas këtij udhëzimi përveç në rastet kur mjeku juaj ju këshillon ndryshe.
Te pacientët me hipertension të cilët janë shëruar vetëm me diuretikë, pas hyrjes së lizinoprilit mund të arrijë deri te hipotensioni i shprehur.
Për shkak të këtyre rasteve duhet ndërprerë terapinë diuretike 2-3 ditë para futjes së LOPRILIT, e dozën e lizinoprilit duhet adaptuar me vlerat e shtypjes së gjakut.
Në rast që të mos vendoset rregullimi i shtypjes së gjakut me aplikim të LOPRILIT , mund të aplikohen doza të vogla të diuretikut, e dozën e LOPRILIT duhet përshtatur shtypjes së gjakut.
Shërimi i insufiçiencës së zemrës-dekompensimi
doza fillestare është 2,5 mg në ditë
doza mbajtëse është 5-20 mg në ditë
Gjendja pas infartit të miokardit.
Doza fillestare është 5 mg në ditë, gjatë dy ditëve të para pas atakut në zemër.
Pastaj 10 mg në ditë si dozë mbajtëse në zgjatje prej 6 javë ose më gjatë varësisht nga gjendja klinike e pacientit ( me monitorim të përhershëm të shtypjes së gjakut dhe përshtatjes së dozës së LOPRILIT)
Vërejtje:
Bari nuk duhet të aplikohet te pacientët me shtypje sistolike të gjakut nën 100 mmHg.
Nëse gjatë terapisë shtypja sistolike e gjakut bie nën 100 mmHg, dozën mbajtëse duhet përkohësisht zvogëluar prej 5 mg në 2,5 mg në ditë.
Në rast të hipotensionit të shprehur duhet ndërprerë terapinë me LOPRIL ( shtypja sistolike nën 90 mmHg në zgjatje më të gjatë se 1 orë).
Dëmtimet e paraqitura si pasojë e sëmundjes së sheqerit
doza fillestare është 2,5 mg në ditë
doza mbajtëse është 10-20 mg në ditë
Pacientët me funksion të zvogëluar të veshkave
Skema e dozimit
Klirensi i kreatininës (ml/min) Doza fillestare (mg/ditë)
< 70>30 5-10
< 30 > 10 2,5-5
< 10 2,5
Nëse përdorni LOPRIL® 10mg më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Simptomet e mbi dozimit janë zverdhja ose marramendja për shkak të uljes së shpejtë dhe të tepërt të gjakut.
Kriza hipotensive e paraqitur në atë mënyrë më së shpeshti rregullohet me infuzione të solucioneve fiziologjike, uljen e kokës dhe ngritjen e ekstremiteteve të poshtme lartë.
Në rast të mbidozimit menjëherë lajmëroni mjekut tuaj në mënyrë që të mund që tu japë ndihmë.
Nëse harroni të merrni LOPRIL® 10mg
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
Efektet e ndërprerjes së trajtimit me LOPRIL® 10mg
Mos e ndërroni mënyrën e marrjes së barit dhe mos e ndërpreni marrjen e barit pa e informuar mjekun.
4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe LOPRILI® 10mg mund të shkaktojë efekte anësore.
Ndërprejeni përdorimin e LOPRILIT dhe menjëherë lajmërohuni te mjeku në qendrën urgjente më të afërt nëse vëreni ndonjërin nga simptomet që vijojnë: të ënjturit e duarve, shputave, fytyrës, buzëve, gjuhës, gurmazit, përbirje dhe frymëmarje të vështirësuar.
LOPRILI tolerohet mire dhe në shumicën e rasteve efektet e padëshiruara janë kalimtare dhe nuk kërkojnë ndërprerjen e terapisë.
Efekti anësor më i shpeshtë është marramendja , kryesisht kalimtare pas zvogëlimit të dozës dhe zakonisht nuk kërkon ndërprerjen e terapisë.
Efektet tjera të padëshiruara janë:kokëdhembja, lodhja, plogështia, kolli i thatë, tensioni i ulur i gjakut duke përfshirë edhe zvogëlimin e tensionit të gjakut në pozitë të ngritur.
Efektet anësore më të rralla janë : diarrea, mundimi, vjellja, pankreatiti, tharja e gojës, të skuqurit, uricemi, rrahja e zemrës, puna e shpejtuar e zemrës, dhembjet në gjoks, ngërçet në muskuj dhe plogështia e muskujve, therjet, pagjumësia, nervozizmi, përgjumësia jonormale, plogështia e përgjithshme, impotenca.
Nëse i vëreni ndonjërin nga këto simptome, informoni mjekun tuaj mbi këtë. Këto janë reaksione të dobëta të padëshiruara në bar dhe nuk kërkojnë ndërprerjen e shërimit.
Ndonjëherë mund të paraqiten ethet, vaskuliti, dhembja në muskuj, dhembja në nyje, sedimentacioni i shpejtuar, eozinofilija, rritja e numrit të rruzave të bardha të gjakut , agranulocitoza, anemija aplastike. Mund të vijë deri te tejndieshmëria në dritë dhe deri te reaksionet e tjera të lëkurës. Ndryshimet e testimeve laboratorike me rëndësi klinike janë të rralla.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga LOPRILI® , e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun tuaj ose farmacistin!
Këto mund të jenë efekte të padëshiruara shume serioze. Në atë rast patjetër duhet të paraqiteni në spital urgjentisht! Të gjitha këto reaksione të padëshiruara serioze janë shume të rralla.
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja:
Mbajeni larg fëmijëve.
Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.
Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.