Wednesday, November 2, 2016

Cerapur

Përmbajtja:
Alkool  izopropilik, Acid acetic, ujë, Panthenol, Benzalkonium chloride

Trajtimi
Konsiston në vetitë antifungale dhe antibakteriale të Acidit Acetic, veçanërisht ndaj specieve të Pseudomonas, Aspergillus dhe Candidas.
Prezenca e saj ul ph në kanalet e veshit duke ndaluar kështu rritjen e mikrorganizmave.
Alkooli gjithashtu vepron si antinfektiv dhe duke qenë se tretet mirë në ujë ndihmon në tërheqjen e ujit nga kanali i veshit, i cili është bazë për dëmtimin e kanalit dhe krijimin e infeksionit.
Panthenol mbron dhe ndihmon riepitelizimin e kanalit të veshit.

Përdorimi:
Infeksionet bakteriale dhe fungale të kanalit të veshit.

Veshin e notarëve
Si trajtim parandalues të notarët dhe personat e predispozuar për infeksione të veshit.
Te ata persona që kanë probleme të tensioni të ujit për shkak të problemeve anatomike të kanalit të veshit ose te ata me grumbullime të cerumit.

Metoda e përdorimit:
Përkuleni kokën dhe hidhni dozën e caktuar duke u kujdesur që spray të presohet në lobin e veshit.
Lihet të veprojë për 5 minuta duke mbajtur kokën e përkulur.
Pas kësaj koka ngrihet dhe lihet që gjithë sasia e ngelur e solucionit të rrjedhi jashtë veshit dhe të fshihet me kujdes.
Në rastet e parandalimit dhe të veshit të notarit mjafton një spray tre herë në ditë.
Gjatë përdorimit është normale që të ndjehet djegie, kjo tregon që medikamenti po vepron.

Përkujdesje:
Nuk këshillohet përdorimi para moshes tre vjeç.

Ky produkt nuk përdoret në rast te:

Perforacioni ose mungesës së daulles së veshit.
Hipersensitivitetit prej ndonjërit nga ingridientët
Dëmtime të kanalit të veshit
Trupi të huaj në vesh
Ruhet në temperaturë nën 25 grade celcius.
Produkti mund të përdoret deri 30 ditë pas hapjes.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive