Wednesday, November 2, 2016

Cetirizine 10 mg Profarma

1. ÇFARË ËSHTË CETIRIZINE DHE PËRSE PËRDORET
Cetirizine, metabolit human i hidroksizinës, është antagonist potent i receptorëve H1 që nuk zotëron efekte të rëndësishme antikolinergjike dhe antiserotoninergjike.
Në doza farmakologjikisht aktive, ajo nuk shkakton përgjumje dhe as ndryshime të sjelljes, e cila mund të shpjegohet me paaftësinë e saj për të kaluar barrierën hematoencefalike.
Cetirizine frenon fazën e hershme të ndërmjetësuar nga histamina, të reaksioneve alergjike dhe redukton gjithashtu edhe migrimin e qelizave të inflamacionit dhe çlirimin e mediatorëve që marrin pjesë në përgjigjen alergjike të vonuar.
Cetirizine siguron gjithashtu një efekt mbrojtës kundrejt bronkospazmave të shkaktuara nga inhalimi i histaminës në ata që vuajnë nga astma bronkiale.
Mbas administrimil oral, Cetirizine përthithet shpejt nga trakti gastrointestinal, përqëndrimet plazmatike maksimale arrihen brenda një ore.
Ushqimi rrit kohën e nevojshme për arritjen e përqëndrimit plazmatik maksimal por nuk e pakëson sasinë që përthithet.
Cetirizine lidhet shumë me proteinat plazmatike dhe ka një gjysmë-jetë eliminimi rreth 10 orë.
Ajo eliminohet kryesisht me ekskretim renal në pjesën më të madhe në formën e pandryshuar të barit.

Rhinit alergjik sezonal: Cetirizine përdoret , tek të rriturit dhe tek fëmijet 2 vjeç e sipër, për lehtësimin e simptomave që shoqërojnë rhinitin alergjik sezonal të shkaktuar nga alergjenë të ndryshëm si pjalmi i pemëve apo bimëve të ndryshme.
Cetirizine ështe mjaft e efektshme në trajtimin e simptomave të tilla si; tështimë, kruarje të hundëve, kruarje të syve, lotim dhe skuqje të syve.

Rhinit alergjik perienal: Cetirizine indikohet , tek të rriturit dhe fëmijët 6 muajsh e sipër, në lehtësimin e simptomave që shoqërojne rhinifin alergjik perienal të shkaktuar nga alergjenë të ndryshëm si grimcat e pluhurit, apo në rastin e alergjisë nga kafshët apo kërpudhat.
Cetirizine është mjaft e efektshme në trajtimin e simplomave të tilla si: tështimë, kruarje të hundëve, kruarje të syve, lotim të syve.

Urtikarie kronike: Cetirizine indikohet, tek të rriturit dhe fëmijët 6 muajsh e sipër, në trajtimin e manifestimeve të pandërlikuara në lëkurë të urtikaries kronike idiopatike.
Ajo në mënyrë të dukshme redukton shfaqjen, përkeqësimin dhe kohëzgjatien e urlikaries si dhe në mënyrë të dukshme pakëson kruarjen.

2. PËRPARA SE TË MERRNI CETIRIZINE
Mos merrni Cetirizine:
Në qoftë se jeni i ndjeshëm ndaj Cetirizine , hidroksizinës ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Cetirizine.
Tregoni kujdes të veçantë me Cetirizine.
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Cetirizine.

Cetirizine duhet përdorur me kujdes në pacientët me disfunksion hepatik ose renal si dhe në moshat e vjetra sepse mund të ndryshojë farmakokinelikën e cetirizinës dhe shpesh kërkohet modifikim doze.
Afiniteti i Cetirizine për receptorët muskarinikë është i vogël dhe për këtë arsye mund të mos jenë të nevojshme kufizimet e rekomanduara antagonistë të tjerë.
Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Cetirizine.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Cetirizine në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.
Ndërveprimet medikamentoze të cetirizinës janë të pakta dhe përgjithësisht të parëndësishme .
Megjithese nuk janë gjetur ndërveprime medikamentoze klinikisht të rëndësishme me teofilinën në doza të vogla, duhet të kihet parasysh se si rezultat i një doze prej 400 mg teofilinë është vërejtur një pakësim i vogël në klirencin e cetirizinës; mundet që doza më të mëdha teofiline të kenë efekt më të madh.

Marrja e Cetirizine me ushqim dhe pije
Cetirizine ka efekt sedativ (  jep përgjumje ) dhe ky efekt mund ti shtohet efektit sedativ të alkoolit.
Duhet mënjanuar përdorimi i njëkohshëm i cetirizinës me alkol apo depresantë të tjere të SNQ sepse mund të ndodhi një shtim i uljes së vigjilencës si dhe shtim i dëmtimit të performancës së SNQ.

Shtatzania
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Nuk ka informacion të mjaftueshëm në lidhje me sigurinë e përdorimit të Cetirizine gjatë shtatzanisë.
Për këtë arsye para se të përdoret duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ushqimi me gji
Nga studimet rezulton që Cetirizine ekskretohet në qumështin e gjirit, ndaj dhe përdorimi i saj tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji nuk rekomandohet.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Cetirizine përshkruhet si një antihistaminik jo-sedativ që ka fuqi shumë të ulët për të shkaktuar përgjumje.
Por gjatë përdorimit të saj ashtu si për të gjithë antihistaminikët duhet treguar kujdes gjatë drejtimit të automjetit apo drejtimit të makinerive potencialisht të rrezikshme.

3. SI TA MERRNI CETIRIZINE
Gjithmonë merreni Cetirizine sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë  se ndjeni që efektet e Cetirizine janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten me të paktën gjysëm gote ujë.
Tabletat e Cetirizine disponohen në formdozën :10 mg
Tek të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç ;Cetirizine jepet nga goja në dozat 10 mg një herë në ditë ose 5 mg dy herë në ditë.
Fëmijëve nga 2 deri në 5 vjeç u jepet 5 mg një herë në ditë ose 2.5 mg dy herë në ditë.
Fëmijëve nga 6 muaj deri në 2 vjeç u jepet një dozë prej 2.5 mg një herë në ditë, e cila mund të rritet deri në maksimumin prej 2.5 mg dy herë në ditë tek fëmijët mbi 12 muajsh, për trajtimin e rhinitit alergjik perienal dhe urlikaries kronike.
Tek pacientët me dëmtim hepatik nevojitet reduktimi i dozës në gjysmën e dozës së zakonshme ditore.
Në mënyrë të ngjashme edhe tek pacientët me dëmtim renal rekomandohet përgjysmim i dozës ditore të zakonshme.
Megjithatë doza mund të ketë nevojë për tu rritur ose për tu ulur.
Mjeku juaj do t’ju këshillojë në përputhje me rrethanat.

Në qoftë se keni marrë më shumë Cetirizine:
Në qoftë se keni marrë më shumë Cetirizine se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.
Dozat më të mëdha se 10 mg shkaktojnë përgjumje.

Në qoftë se keni harruar të merrni Cetirizine:
Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) per të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

 4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË CETIRIZINE
Si të gjithë barnat e tjera, Cetirizine mund të shkaktojë efekte anësore megjithëse jo çdokush i manifeston.
Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo .
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre .
Cetirizine ndikon pak ose aspak në efektet psikomotore duke pasur një incidencë të përgjumjes të ngjashme me atë të placebos.
Efektet anësore të raportuara gjatë përdorimit të saj në dozat e rekomanduara janë të pakta dhe të ngjashme me ato të placebos.

Të tilla janë:

Përgjumja,
dhimbja e kokës,
marrje mendsh,
axhitim,
tharje goje,
diskomfort gastrointestinal.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmeroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI CETIRIZINE
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Cetirizine pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin original për ta mbrojtur nga drita dhe lagështira.

6. INFORMACON I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Cetirizine
Lënda vepruese është: Cetirizine hydrokloride
Çdo tabletë e veshur me film përmban: 10 mg Cetirizine hydrokloride.
Përbërësit e tjerë janë: Laktozë monohidrat, celulozë mikrokristaline, sodium starch glikolat, kroskarmelozë sodium, talë, stearat rnagnezi , titanium diokside, PEG 400, HPMC 2010.
Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit: kuti me 10 tableta.                                                          PROFARMA
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive