Tuesday, November 8, 2016

Eulatin® NH (supostë)

Produkt mjekësor për të lehtësuar jashtëqitjen  në raste hemorroidesh.
Eulatin®  NH supostë bën të mundur lehtësimin e  jashtëqitjes, duke lubrifikuar rektumin, anusin dhe mbron mukozën anale të perforuar në rast hemorroidesh.
Produkti përmirëson vetitë rrëshqitëse të feçeve dhe mbron mukozën nga lançeracionet dhe kruajtjet.

Përmbajtja: Kutia përmban 2 blister me 5 suposte me nga 2 g secila.

Përdorimi: Eulatin®  NH supostë përdoret në hemorroidet e brendshme, në pjesën fundore të rektumit dhe të anusit, për mbrojtjen fizike nga perforimet e mukozës anale tek të rriturit.

Produkti është formuluar dhe është i përshtatshëm për kujdesin profesional të pacientit, të handikapeve dhe të moshuarve, për përdorim personal dhe në kushte shtëpie.

Apliko Eulatin® NH supostë dy herë në ditë në anus si supostet e tjera tradicionale.

Garza strip e supostës fiksohet nga muskuli sfinkter dhe qëndron jashtë anusit.

Garza strip largohet pas përafërsisht 2-3 orësh ose me jashtëqitjen tjetër më të afërt.

Trajtimi kronik nuk duhet të kaloje 4 javë.

Meqënëse produkti shkrin në temperaturën e trupit është e këshillueshme të përdoret dicka për të mbrojtur të brendshmet tuaja.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive